Emrat më të famshëm për vajzat për vitin 2019

2019-02-10 në ora 10:49

Nëse jeni duke u bërë prindër të rinj, përveç të gjitha streseve të tjera që mund të ketë kjo periudhë, duke përfshirë veshjet dhe aksesorët e bebit, ndjekja e kurseve të prindërimit apo numri i pafundmë i takimeve me doktorin, stres më vete është edhe gjetja e një emri unik.

Fëmija do të jetë gjithë jetën me këtë këtë emër, është pjesë e identitetit të tij, kështu që nuk duhet përjetuar me stres, prindër të dashur, por njëkohësisht edhe mos e anashkaloni.

Megjithatë, nëse vërtet dëshironi të gjeni një emër të veçantë dhe modern, Names.org është një prej siteve që ju vjen në ndihmë.

Lista e mëposhtme është për të gjithë emrat e vajzave që kryesojnë listën prej disa vitesh dhe që prej këtij viti, janë në top 10.

Tendenca e 2018-ës është bazuar në emrat më të kërkuar gjatë viteve të fundit. Sipas Names.org, që nga 1937-a, “çdo listë me 10 emrat më të kërkuar krijohet duke u bazuar në emrat më të kërkuar të 25 viteve të fundit.” Me këtë informacion në mendje, site bazohet në emrat që janë realisht më të përdorur dhe më të pëlqyer.

Nëse këtë vit po prisni të vijë në jetë një vajzë, këta janë 10 emrat më të klikuar e më të pëlqyer.

Olivia; Emma; Ava;  Charlotte; Mia; Sophia; Isabella; Harper; Amelia; Evelyn