Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Epidemia” e mbipeshës, OBSH tregon sa vdekje shkakton në vit kjo sëmundje

Lajme 03/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se “epidemia” e mbipeshës dhe obezitetit shkakton mi 1.2 milion vdekje në vit në të gjithë Evropën.

Në raportin e publikuar të martën, OBSH-ja tha se normat e obezitetit në rajon janë rritur për 138 për qind në pesë dekadat e fundit.

Gati një e katërta e të rriturve tani janë obezë në Evropë – më shumë se në çdo rajon tjetër, përveç Amerikës, tha OBSH-ja.

“Përqindjet e mbipeshës dhe obezitetit kanë arritur përmasa epidemike në të gjithë rajonin dhe janë duke u përshkallëzuar”, tha Zyra në Evropë e OBSH-së.

“Rritja e indeksit të masës trupore është faktor kryesor rreziku për sëmundjet jo të transmetueshme, përfshirë kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare”, citohet në raport drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge.

Obeziteti shkakton së paku 13 lloje të ndryshme të kancerit dhe ka të ngjarë të jetë përgjegjës për së paku 200,000 raste të reja të kancerit në vit, thuhet në raport.

“Kjo shifër do të rritet edhe më në vitet e ardhshme”, paralajmëroi OBSH-ja.

Mbipesha dhe obeziteti vlerësohet se shkaktojnë më shumë se 1.2 milion vdekje në vit, duke përbërë më shumë se 13 për qind të vdekjeve në rajon, thuhet në raportin e OBSH-së.

Organizata bëri thirrje për ndryshimin e politikave, për të parandaluar obezitetin dhe për të promovuar stile të shëndetshme të jetesës. Si shembuj, ajo përmendi taksimin e pijeve me sheqer dhe subvencionimin e ushqimeve të shëndetshme. /Express/

Artikulli paraprakKatër raste pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve
Artikulli i rradhës Sistemi i qarkullimit të gjakut dhe lëngjeve në shtatzëni, sipas ekspertëve mjekësor

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.