Me vitet, era personale e trupit tonë evoluon, sipas një studimi të fundit amerikan.
Nga era e butë e një lëkure bebeje, tek ajo më e nuhatshme në pubertet, a ekziston përherë një lidhje mes viteve dhe erës së trupit? Po.
E beson këtë një studim amerikan i shfaqur në revistën Plos One, i cili tregon se mosha mund të jetë vendimtare për erën e trupit.
Jo vetëm parfumi i trupit tonë ndryshon me vitet, por duket se ai është edhe në drejtimin e duhur, pasi era e të moshuarve u vlerësua si më e këndshme se sa ajo e të të rinjve./Gazeta Monitor/


