Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana kanë sjellë në jetë tre fëmijë shumë të bukur, shkruan Artistët Shqiptarë.
Tre fëmijëve të tyre ndërkohë ua kanë zgjedhur emrat me shumë kujdes. Ata quhen Arti, Buna dhe Era.
E sot është një ditë e veçantë për njërin nga fëmijët e këngëtarit. Është fjala për Artin, i cili si duket sapo ka mbaruar edhe këtë vit shkollor.
Ermali mesiguri është ndier shumë krenar me djalin për suksesin e tij në shkollë, saqë edhe i ka publikuar notat e tij në Instastory, ku shihen të gjithë pesa.
Dhe ne i urojmë shumë suksese Artit.