Duhani nuk është mirë të pihet askund, por veçanërisht në ambiente të mbyllura, si vetura.
Një studim i fundit i kryer nga shkencëtarët britanikë ka treguar se konsumimi i cigares brenda makinës është edhe më i dëmshëm për shëndetin.
Cigarja e konsumuar në veturë shkakton ndotjen tri herë më të madhe të ajrit brenda, sipas vlerave të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, edhe nëse xhamat janë të hapur apo ndizet kondicioneri. Dhe personat të cilët ulen mbrapa, veçanërisht fëmijët, i ekspozohen më shumë këtij tymi helmues.
Specialistët tërheqin vëmendjen për mbrojtjen e fëmijëve sepse sistemi i tyre imunitar nuk është i zhvilluar plotësisht, dhe ato nuk mund të shpëtojnë nga duhanpirja pasive.
Grupi i mjekëve britanikë thekson se nuk duhet konsumuar cigare brenda në makinë sepse mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.