Pas publikimit të një fotografie në rrjetet sociale, fansat kanë ngritur dyshimet se këngëtarja Adelina Ismaili është shtatzënë për herë të dytë.
Këngëtarja ka veshur një fustan ngjyrë rozë dhe sytë shkojnë menjëherë te barku i saj i rrumbullakosur.
Kjo foto ka ngritur dyshimet se Adelina është në pritje të ëmbël, dy vite pas lindjes së djalit të saj Uliksit.
Po ashtu kjo mund të jetë dhe arsyeja pse Adelina që prej dy muajsh nuk ka sjellë postime të reja në instagram. Ndoshta ajo dëshiron që ky të jetë një lajm surprizë.