Të paktën 99 për qind e viktimave në Shtetet e Bashkuara në gjashtë muajt e fundit kanë qenë të pavaksinuar.
Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Dr.Rochelle Walensky, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Qeveria amerikane po e quan si “pandemia e të pavaksinuarve”, pasi ishte shumë vonë për të kuptuar rëndësinë e vaksinimit, gjersa një pjesë e tyre ishin duke vuajtuar nga simptomat e rënda të shkaktuara nga varianti Delta.
Ndërkohë, procesi i vaksinimit ka pësuar rënie në gjithë vendin, pavarësisht që më shumë se 610 mijë persona kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.
Në Alabama, vetëm 33 për qind e popullsisë janë të vaksinuar, që nga 20 korriku.
Brytney Cobia, mjeke në spitalin e Birmingham, Alabama, tregon se të gjitha rastet e hospitalizuara janë persona të shëndetshëm dhe të rinjë, mirëpo gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë, si rezultat i infektimit.
“Një nga gjërat e fundit që ata bëjnë para intubimit është të luten për vaksinim.Unë i mbaj dorën dhe u them se është shumë vonë”, shtoi ajo.
Zyrtarët shëndetësorë kanë njoftuar se kohët e fundit në Alabama janë raportuar 96 për qind të rasteve të vdekjes nga Covid, si rezultat i mos-vaksinimit.
Aktualisht, varianti Delta përbën rreth 83 për qind të rasteve në ShBA, thotë Walensky./GazetaShneta/