Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Europa digjet nga i nxehti ekstrem, 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

Lajme 30/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një valë e fuqishme e të nxehtit ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, duke shkaktuar temperatura përvëluese dhe alarm shëndetësor në shumë shtete.

Spanja është mes vendeve më të prekura, ku të shtunën në qytetin El Granado u regjistrua temperatura rekord prej 46°C, më e larta ndonjëherë për muajin qershor, sipas shërbimit kombëtar meteorologjik.

Në qytete si Sevilja dhe zonat përreth, termometri është rritur në 40°C, ndërsa muajit qershor i janë dhënë të gjitha gjasat për të hyrë në histori si më i nxehti ndonjëherë në Spanjë.

Ndërkohë, alarm i kuq për temperaturat ekstreme është shpallur në disa zona të Portugalisë, Italisë dhe Kroacisë, ndërsa paralajmërimet portokalli janë aktivizuar në pjesë të Francës, Austrisë, Belgjikës, Hungarisë, Sllovenisë, Bosnjës e Hercegovinës, Serbisë e Zvicrës.

Në Barcelonë, një grua humbi jetën pasi përfundoi turnin si pastruese rruge në të nxehtin përvëlues të së shtunës. Autoritetet kanë nisur hetimet për rastin.

Italia ka raportuar rritje të ndjeshme të rasteve me goditje nga i nxehti, sidomos tek të moshuarit, pacientët me sëmundje kronike dhe personat në situatë rruge. Spitale si “Ospedale dei Colli” në Napoli kanë krijuar rrugë të posaçme trajtimi për të përballuar rastet emergjente.

Në Bologna janë hapur shtatë qendra klimaterike me ajër të kondicionuar dhe ujë të pijshëm, ndërsa në Romë, të moshuarve mbi 70 vjeç u ofrohet hyrje falas në pishinat publike.

Në Lisbonë, farmacistët raportojnë raste me djegie dhe goditje nga i nxehti, pavarësisht paralajmërimeve për të qëndruar në hije gjatë orëve më të nxehta.

Valët e të nxehtit kanë përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Serbia regjistroi temperaturën më të lartë ndonjëherë që nga fillimi i matjeve në shekullin XIX. Në Slloveni, të shtunën u shënua temperatura më e lartë e qershorit në histori, ndërsa Maqedonia e Veriut u përball me 42°C të premten.

Parashikimet tregojnë se temperaturat do të vazhdojnë të rriten në ditët në vijim, sidomos në Francë, Gjermani, Itali dhe Britani. Në Londër, të hënën mund të shënohen deri në 35°C, ndërsa paralajmërimet e verdha dhe portokalli për të nxehtin janë shpallur për fundjavën.

Ekspertët theksojnë se megjithëse është e vështirë të lidhet çdo ngjarje ekstreme drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike, valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta dhe më intensive për shkak të ndryshimeve klimatike./TCH

Artikulli paraprakMot me diell, temperaturat arrijnë deri 33°C
Artikulli i rradhës Akupunktura kineze lehtëson stresin dhe dhimbjen gjatë trajtimit IVF, sipas një studimi të ri

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.