Përkundër përhapjes së pandemisë së COVID-19, institucionet shëndetësore po vazhdojnë të ofrojnë shërbime shëndetësore për pacientët në nevojë.
‘European Clinic Kosova’ dhe ‘European Clinic Lab’ kanë bërë të gjitha përgatitjet për të vazhduar punën dhe shërbimin ndaj pacientëve, edhe pse me kujdes të shtuar, shkruan Gazeta Shneta.
Në një postim në rrjetet sociale, ‘European Clinic Kosova’ tregon se puna në këtë spital po vazhdon, duke qenë në shërbim të pacientëve.
Dr. Aida Kumnova dhe Dr. Arbërore Koshi udhëheqin këto institucione. /Gazeta Shneta/