Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Eurostat publikon shifrat, popullsia e Europës është rritur 4 vitet e fundit për shkak të imigracionit, vdekjet vazhdojnë t’i tejkalojnë lindjet

Lajme 11/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Migrimi në BE e çoi popullsinë në një rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, duke kompensuar një rënie natyrore të popullsisë për të katërtin vit radhazi, sipas shifrave të publikuara nga Eurostat.

Që nga viti 2012, BE ka regjistruar më shumë vdekje sesa lindje çdo vit, duke e bërë migrimin faktorin e vetëm në rritjen e popullsisë.

Ky trend nxjerr në pah sfidën demografike në Evropë, pasi një popullsi në plakje dhe normat e ulëta të fertilitetit ushtrojnë një presion mbi sistemet e mirëqenies dhe krijojnë mungesë të fuqisë punëtore.

Blloku europian shtoi 1.07 milionë banorë në vitin 2024 me një migrim pozitiv prej 2.3 milionë banorësh që kompenson një rënie natyrore të popullsisë prej 1.3 milionësh, pasi vdekjet, 4.82 milionë vazhdojnë të tejkalojnë lindjet, 3.56 milionë.

Gjermania, Franca dhe Italia mbeten vendet më të populluara të BE-së, duke përbërë pothuajse gjysmën e popullsisë totale të BE-së me 47%.

Edhe pse 19 vende të BE-së regjistruan rritje të popullsisë në vitin 2024, tetë prej tyre regjistruan një rënie.

Rritja më e madhe, 19 për 1,000 banorë, u regjistrua në Maltë, e ndjekur nga Irlanda me 16.3 dhe Luksemburgu me 14.7.

Ndër vendet me popullsi në rënie, Letonia regjistroi rënien më të madhe me -9.9, e ndjekur nga Hungaria me -4.7 dhe Polonia dhe Estonia me -3.4 secila.

Popullsia e Europës është rritur nga 354.5 milionë në vitin 1960, megjithëse ritmet e rritjes janë ngadalësuar ndjeshëm, nga 3 milionë në vit në vitet 1960 në 0.9 milionë gjatë periudhës 2005-2024./TCH/

Artikulli paraprakOKB raporton për 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit
Artikulli i rradhës Agjërimi me ndërprerje është po aq efektiv për humbjen e peshës sa dietat tradicionale, thotë studimi

Ju sugjerojmë

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.