Numri i rasteve të koronavirusit në Evropë ka tejkaluar 10 milion që nga fillimi i pandemisë, me më shumë se 1.5 milion raste të konfirmuara vetëm javën e kaluar, tha të enjten drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë, Dr. Hans Kluge.
“Evropa është përsëri në epiqendrën e kësaj pandemie,” tha Kluge në një takim së bashku me ministrat evropianë të shëndetësisë shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
“Duke rrezikuar të tingëlloj alarmist, unë duhet të shpreh shqetësimin tonë real dhe të përcjell angazhimin tonë të palëkundur për të qëndruar pranë jush dhe për t’ju mbështetur sa më mirë që të mundemi”.
Kluge paralajmëroi që shtrimet në spital janë rritur në “nivele të papara që nga pranvera”, me rastet që lëviznin nga 7 milion në 9 milion në dy javët e fundit dhe vdekjet u rritën me 32% në të gjithë rajonin javën e kaluar.
Ndërsa Evropa është në valën e saj të dytë, shumë vende po zbatojnë kufizime të reja në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. /Gazeta Shneta/