Është pezulluar nga puna drejtori i Kardiokirurgjisë me Kardiologjisë Invazive Tefik Bekteshi, pas raportimit të parregullsive nga Gazeta Shneta.
Vendimi për pezullimin e Bekteshit është marr sot nga Komisioni Disiplinor i përbërë nga Dr. Florim Zejnullahu, Dr. Nazmi Kolgeci, Zana Morina, Havushe Rexhepi dhe Jehona Vasolli.
Në arsyetim thuhet se drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së Valbon Krasniqi, ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Bekteshit duke u bazuar në shkeljet e gjetura në raportin e auditimit të datës 27 tetor. Këtë raport ku janë evidentuar parregullësi dhe shkelje në pagesat për stimulime në klinikën e udhëhequr nga Bekteshi, e ka publikuar Gazeta Shneta para dy ditësh.
Komisioni Disiplinor ka vendosur që ndaj Bekteshit të shqiptohet masa për pezullimin e punës deri në një vendim tjetër. /Gazeta Shneta/