Një paciente e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, është ndarë mjaft e kënaqur me shërbimet e stafit sa ka shkruar edhe një falënderim publik.
Pacientja Labinota Limani-Aliu ka shkruar një letër falënderuese për stafin e Repartit Paranatal në Gjinekologji, i cili udhëhiqet nga gjinekologu Dr. Afrim Veliu, shkruan Gazeta Shneta.
“Faleminderit përzemërsisht për kujdesin tuaj, së pari njerëzor pastaj profesional. Uroj që niveli juaj kaq përgatitor, përfshirë të gjithë mjekët dhe motrat e këtij reparti, të shërbejnë shembull në tërësi për QKUK-në”.
“Do të ju mbaj mend gjithmonë”, ka shkruar pacientja në letrën e saj. /Gazeta Shneta/