Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Falja e të gjobiturve për masat anti-COVID shkon në Kuvend pa përkrahjen e Komisionit

Lajme 05/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Projektligji që synon faljen e gjobave për shkelësit e masave anti-COVID është proceduar në Kuvend pa përkrahjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie.

Katër anëtarë të Komisionit votuan kundër, ndërsa tre ishin pro.

Në Komision pati përplasje mes shumicës dhe opozitës. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ishin kundër këtij projektligji, ndërsa ata të opozitës e mbështetën.

Nol Nushi, si përfaqësues i peticionit për dërgimin e këtij projektligji në Kuvend, ka kritikuar vonesën për shqyrtimin e këtij projektligji. Sipas tij, kjo mund t’i dekurajojë qytetarët për të marrë nisma të tilla.

“Projektligji është dorëzuar në qershor 2021. Rrafsh pas 15 muajsh po e trajtojmë këtë në Kuvend. Vonesa e Kuvendit është dekurajuese për qytetarët që duan të marrin nisma të tilla”, ka thënë në fillim Nushi, i cili thekson se janë dhënë 329 mijë gjoba të lidhura me COVID-19. “Gati një e katërta e popullsisë”.

Por deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Kollçaku, ka deklaruar se nuk mund të bëhen ndasi mes qytetarëve të përgjegjshëm dhe atyre të papërgjegjshëm. Ajo e sheh projektligjin si diskriminues. Deputetja e shumicës konsideron se ky projektligj tanimë nuk ka asnjë kuptim.

“Shteti ka pasur për obligim t’i marrë të gjitha masat vetëdijësuese. Qytetarët e kanë kuptuar rëndësinë e zbatimin e masave dhe shumica i kanë zbatuar. Si institucionet, si qytetarët i kanë përqafuar masa emergjente. Qytetarët e përgjegjshëm që i kanë paguar këto gjoba e kanë kuptuar rëndësinë e virusit. Shteti ka vepruar në mënyrën më të mirë të duhur dhe i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit dhe minimizu efektin e tij. E dimë sa vdekje i kemi pasur, sa raste. Tash me sukses të vaksinimit në mënyrë globale, e kemi një situatë të qetë. Ky ligj e ka hup edhe kuptimin e vet. Nuk mund t’i ndajmë qytetarët e përgjegjshëm nga ata të papërgjegjshëm, të cilët kanë rrezikuar për ta përhapur sëmundjen dhe t’i shkaktojnë rrezik të tjerëve. Qytetarët e përgjegjshëm diskriminohen me këtë projektligj”, ka thënë ajo në Komision.

Mendim të ngjashëm pati edhe deputeti i Listës GUXO që është pjesë e VV-së në Kuvend, Burim Meta.

“Nuk duhet të mbështeten ata qytetarë që e kanë shkelur ligjin”, ka thënë ai.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar që ky projektligj të trajtohet në Kuvend. Ai madje pretendon se ka pasur shkelje ligjore derisa ky projektligj ka ardhur në Kuvend.

“Ka pasur ndasi në gjobitje. Janë gjobitur qytetarët, jo politikanët”, u shpreh Haxhiu.

Kritika për Ligjin e Parandalimit dhe Luftimit të COVID-19 pati edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj. Dreshaj ka thënë se ky ligj është zbatuar në mënyrë selektive, siç thotë ai, ka qenë edhe implementimi i tij.

“Profesionistët shëndetësorë nuk janë mbështetur ashtu siç është thënë. Duhet të veprojmë në atë mënyrë që kjo mos të përsëritet”, ka thënë Dreshaj. /Koha.net/ 

 

Artikulli paraprakMos liferimi në kohë i tavolinës ortopedike i ka kushtuar Kosovës rreth 300 mijë euro trajtime jashtë vendi
Artikulli i rradhës Mungesa e barnave, ankth për pacientët në Kosovë

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.