Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mos liferimi në kohë i tavolinës ortopedike i ka kushtuar Kosovës rreth 300 mijë euro trajtime jashtë vendi

Lajme 05/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës më 20 korrik 2022 është pajisur me tavolinën ortopedike moderne, përmes së cilës mundësohen trajtimet kirurgjike të boshtit kurrizor.

Kontrata ndërmjet Shërbimi Spitalor Klinik Universitar dhe Operatorit Ekonomik “Agani L.T.D” në një vlerë prej 79 mijë e 400 euro ishte nënshkruar më 15 shkurt 2022, dhe kompania fituese e tenderit ka qenë e obliguar që brenda 45 ditëve të liferojë tavolinën në klinikën përkatëse megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi. Kompania liferimin e bëri pas pesë muajve vonesë.

Për vonesën në liferim kompania ka dhënë disa arsyetime, madje e ka cilësuar si kohë rekorde liferimin me këtë pajisje mjekësore pasi që sipas tyre për një tavolinë të tillë në shtete perëndimore presin 6 deri në 12 muaj.

“Gjendja rënduar me furnizim të lëndës së parë në tregun botërorë, gjendja shumë e vështirësuar me transportet ndërkombëtare, tavolina shumë specifike dhe e sofistikuar e cila prodhohet vetëm me kërkesë, problemet globale të shkaktuara nga Pandemia si në furnizime po ashtu edhe në fuqinë punëtore, si dhe gjendja e rënduar në Evropë për shkak të zhvillimeve në Ukrainë”, arsyetohet kompania në një përgjigje për Gazetën Shneta.

Megjithatë, si pasojë e mungesës së kësaj tavoline, nga Fondi për Sigurime Shëndetësore thonë se gjatë këtyre pesë muajve, shkurt-korrik 16 pacientë janë referuar për trajtim jashtë vendit pasi që shërbimet mjekësore për pacientët me probleme në boshtin kurrizor nuk mund të ofroheshin pa tavolinën ortopedike, e që trajtimi i tyre i ka kushtuar Kosovës rreth 300 mijë euro.

Raste të ngjashme ka edhe për probleme tjera, të cilat nuk mund të trajtohen në institucione shëndetësore në vend për shkak të mungesës së aparaturave apo mos lifermit të tyre në kohën e përcaktuar sipas kontratës.

Në anën tjetër, SHSKUK në njoftimin për furnizim me tavolinën ortopedike shprehej optimiste se rastet për referime jashtë vendit do të zvogëlohen.

Sa i përket vonesave në liferminin e tavolinës nga sektori i prokurimit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës thonë se janë në pritje të raportit nga menaxheri i kontratës për të proceduar me penalizim.

“Jemi në pritje të raportit nga menaxheri i kontratës për të proceduar me ndëshkimet që parasheh kontrata”, thonë për Gazetën Shneta.

Tavolina Ortopedike – QKUK
20.07.2022

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës në vazhdimësi ka probleme në zbatimin e kontratave për shëndetësi dhe jo vetëm e për të cilat pasojat i bartin pacientët. /Gazeta Shneta/

Ky hulumtim është realizuar në kuadër të projektit të KDI-së “Promovimi i integritetit në proceset e prokurimit publik në kohë pandemie”

Artikulli paraprakSi ndihet një gungë e kancerit të gjirit, mësoni simptomat dhe shenjat e gjendjes
Artikulli i rradhës Falja e të gjobiturve për masat anti-COVID shkon në Kuvend pa përkrahjen e Komisionit

Ju sugjerojmë

Gjinekologjia e QKUK-së del me sqarim për vdekjen e foshnjës, kërkojnë të ruhet imazhi i klinikës

05/06/2023 Lajme

MSH i kërkoi Neonatologjisë që t’i përshtatë specifikat e tenderit për autoambulancë sipas draftit të NJKP-së

05/06/2023 Lajme

Mbahet  konferenca e parë e specializantëve të Endokrinologjisë

05/06/2023 Lajme

Ministria e Shëndetësisë me parregullësi në menaxhimin e specializantëve

05/06/2023 Lajme

Gruaja shtatzënë humb foshnjën, denoncon Klinikën e Gjinekologjisë për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

05/06/2023 Lajme

Mbahet konferenca ndërkombëtare- 20 vjetori i punës me frytnim të asistuar mjekësor

05/06/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.