Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Familja akuzon mjekun për vdekjen e djalit, “ai kurrë s’ka pas tumor”

Lajme 21/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Adnan Muleci, 31 vjeçar, vdiq në Qendrën Klinike Universitare me 5 qershor të 2024-ës. Raporti mjekësor thotë se organet vitale të trupit të tij ndaluan së funksionuari për shkak të shokut septik, që i erdhi si pasojë e infektimit.

Kjo u vërtetua edhe nga raporti i obduksionit.

Në dokumentin e obduksionit nënvizohet se vdekja e tani të ndjerit, Adnan Muleci, me besueshmëri ka ardhë si rrjedhojë e sepsës nga peritoniti, si pasojë e perforimit të zorrës së trashë (kolonit), e shoqëruar me rënie sistemike të organeve, siç janë pamjaftueshmëria e zemrës, rrugëve të frymëmarrjes dhe veshkave, raporton Kiks Kosova.

Nxjerrja e këtij raporti i kushtoi familjes me zhvarrosjen e trupit pas 24 ditësh nga varrosja e tij, rrjedhimisht mes datave 5 qershor kur ishte varrosur dhe 29 qershor kur u zhvarros.

Vuajtjet e Adnanit kishin filluar 5 ditë para vdekjes, kur ai kishte shkuar për kontroll mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

Kirurgu përgjegjës në rastin e Adnanit, Bujar Vrella, kishte marrë vendim që t’i heqë atij zorrën e trashë duke ia vendosur atij një pajisje brenda trupit e cila në mjekësi njihet si qese kolostomike, në të cilën do të derdheshin nevojat fiziologjike. Kjo me arsyetimin se në zorrën e tij të trashë kishte tumor.

E kundërta ndodhi

Kjo u vërtetua nga analiza e sepsës për të cilën familja ishte urdhëruar që ta bënin nga një doktoreshë tjetër. Pse familja kishte bërë këtë analizë, e cila kishte rezultuar pozitive, duket se kirurgut përgjegjës nuk i kishte pëlqyer fare. Madje sipas familjarëve, mes kolegëve kishte pasur edhe përplasje verbale.

Pak kishte rëndësi se kush e kishte udhëzuar familjen të bënte një apo më shumë teste e analiza, gjendja e pejanit ishte rënduar. Nga Spitali i Pejës, Adnani ishte dërguar në QKUK. Më të gjitha përpjekjet e doktorëve të cilët e pranuan pacientin, zemra e Adnanit pushoi së rrahuri pasditen e 5 qershorit.

Pikëpyetjet se Adnani kishte tumor u shuan vetëm pas vdekjes së tij. Raporti i biopsisë i realizuar në një ordinancë private thoshte që në zorrën e trashë, Adnani kishte pasur një infeksion, i nënvizuar nga laboratori si “inflamacion purulent abscedent të indit perirektal”. Po ashtu, në raportin e QKUK-së, është konkluduar se ndryshimet morfologjike i përgjigjen inflamacionit akut purulent.

Mulecët nuk kishin kursyer asgjë për të shpëtuar të birin. Madje, ata kishin dhënë edhe ryshfet në vlerë prej 200 – 300 eurove në dorë të doktorit në mënyrë që të kishte kujdes të shtuar për djalin e tyre të vetëm, ani pse gabimet mjekësore i sollën vdekjen e pejanit dhe zinë e përjetshme në familjen Muleci.

Artikulli paraprak5 gjëra për gjinjtë që janë plotësisht normal—Dhe kur duhet të kujdeseni
Artikulli i rradhës A ndikon aborti në fertilitetin tuaj në të ardhmen

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.