Familja Krasniqi nga fshati Drenoci i Malishevës është në një moment shumë të vështirë.
Fëmija i tyre, Diari, po përballet me një sëmundje serioze, Burkitt Lymphoma, dhe për të kryer trajtimin e nevojshëm në Itali, duhen 190 mijë euro.
Megjithëse Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 60% të kësaj shume, akoma duhen të grumbullohen të tjerat.
Kjo situatë ka sjellë një thirrje të hapur për ndihmë, ku çdo kontribut do të jetë i çmuar për të siguruar trajtimin e Diarit./GazetaShneta/




