Gjatë ditëve të para të këtij viti, fluksi i pacientëve në institucionet shëndetësore të kujdesit parësor është rritur ndjeshëm si pasojë e përhapjes së gripit sezonal, njoftoi infektologu Izet Sadiku në një postim në rrjetet sociale.
“Gripi është një sëmundje e infektuar nga virusi i familjes Orthomyxoviridae, e cila ka shfaqur një impakt të ndjeshëm në organet e frymarrjes gjatë këtij sezoni dimëror”, theksoi ai në postimin e tij.
Ai gjithashtu tha se gripi mund të shoqërohet me lodhje fizike, dhimbje koke, të përziera, diarre, të vjella, dhimbje barku, rrjedhje të hundëve dhe/ose dhimbje muskujsh.
“Trajtimi i gripit përfshin mjekimin simptomatik dhe kujdesin e kujdesshëm për të sëmurët. Ky trajtim përfshin qëndrimin në shtrat, konsumimin e lëngjeve dhe pemëve, si dhe përdorimin e barnave për uljen e temperaturës së lartë dhe të kollës”, shtoi Sadiku.
Për të zbutur ndikimin e gripit, në kryeqytet janë administrur mbi 10,000 doza të vaksinës kundër gripit, një njoftim që vjen në kohë për të mbrojtur shëndetin publik.
Sadiku po ashtu bëri thirrje për të kërkuar ndihmë mjekësore nëse shfaqen shenja të komplikimeve të mundshme të gripit, duke e vënë në dukje rëndësinë e reagimit të shpejtë për trajtimin e duhur./GazetaShneta/




