Objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familajre në Obiliq do të renovohet fal donacionit nga familja El Maidi nga Katari në bashkëpunim me komunën.
Familja El Maidi ka dhënë donacion 350 mijë euro për renovimin e objektit të QKMF-së ndërsa komuna e Obiliqit do të ndihmoj me 200 mijë euro.
Sipas drejtorit të kësaj qendre, Haki Jashari, familja El Maidi gjatë muajit shkurt të këtij viti ka dhënë donacion për këtë qendër aparaturën e Rentgenit Digjital në vlerë 70 mijë euro.
“Ndërtohet kati i dytë dhe tretë si dhe renovimi i katit të parë me standarde bashkohore”, thuhet në postimin e QKMF-së. /Gazeta Shneta/