Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një qytetar me nevoja të veçanta kërkon mbi 320 mijë euro dëmshpërblim për pengesat në rrugë

Lajme 14/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca përfundimtare për rastin e padisë së Faruk Kukajt ndaj Komunës së Prishtinës. Sipas Kukajt, personat me aftësi të kufizuara janë të diskriminuar në rrugë, në komunikacion, në objekte e institucione

Faruk Kukaj ka kërkuar mbi 320 mijë euro dëmshpërblim nga Komuna e Prishtinës për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga privimi i lëvizjes së lirë në rrugë, në lokale e në institucione, si pasojë e mungesës së kushteve adekuate për personat me nevoja të veçanta, përkatësisht ata që shfrytëzojnë karrocën për qasje në hapësirat publike.

Në seancën përfundimtare në Gjykatën Themelore, të mërkurën, ai ka ripërsëritur arsyet që kanë çuar deri në këtë vendim, që, sipas tij, paraqesin zërin e shumë personave të tjerë në situatë të njëjtë.

“Padinë e kemi bërë në vitin 2018 për shkak se në qytetin ku jam rritur dhe ku po plakem më është cenuar e drejta e lëvizjes së lirë dhe qasja në institucione publike, d.m.th. në infrastrukturë në përgjithësi. Duke u bazuar në ligjet e të drejtave të njeriut edhe unë kam të drejtë sikurse të gjithë qytetarët të kem qasje ku edhe ata mund të kenë”, është shprehur Kukaj.

Veten e sheh si zë për të gjithë personat që kanë probleme në marrje të shërbimeve.

“Në këtë seancë pres që të mos më mohohet e drejta sikurse qytetarëve të tjerë, e drejta e qasjes në infrastrukturë rrugore, por edhe në institucionet publike, që si shkak i infrastrukturës nuk mundem me hy brenda. Kjo seancë ka rëndësi se do të jetë fjala përfundimtare e dy avokatëve. Unë shpresoj që gjyqin ta fitoj e të jem zë i shumë personave të tjerë në krejt Kosovën”, ka thënë tutje qytetari që është i shtrënguar të lëvizë me karrocë.

Avokati Sylejman Klinaku, që përfaqëson Kukajn, ka sqaruar se qëllimi i padisë është që Komuna e Prishtinës të punojë e t’i heqë pengesat që ua pamundësojnë qytetarëve me nevoja të kufizuara qasjen në shumë shërbime. Klinaku kërkoi që Komuna e Prishtinës të bëjë kompensimet e dëmeve që i janë shkaktuar klientit të tij, që mbërrijnë shumën 321 mijë euro.

“Komuna e Prishtinës nuk i plotëson kushtet e duhura në infrastrukturë që u jepet mundësia personave me aftësi të kufizuara të jenë të barabartë sipas ligjit. Kërkoj nga e paditura, në këtë rast Komuna e Prishtinës, që këto forma të diskriminimit t’i eliminojë, të cilat shkelin të drejtat e paditësit në të ardhëm. Detyrohet Komuna e Prishtinës që të bëjë shpërblimin e dëmit për karrocë 150 euro dhe për një asistent, paga minimale 250 euro. Shuma totale e krejt dëmit është 321 mijë euro”, ka thënë Klinaku.

E Burim Azemi, përfaqësues i Komunës së Prishtinës, ka theksuar se në këtë rast nuk ka të bëjë me asnjë lloj diskriminimi.

“E paditura para kësaj gjykate ka ngritur pretendimin e afatshmërisë ndaj padisë së paditësit, po ashtu, sipas paditësit, është vërtetuar se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj të diskriminimit. Pra, paditësi nuk është diskriminuar drejtpërdrejt në bazë të ligjit në fuqi. I kemi kundërshtuar të gjitha ekspertizat gjatë gjithë këtij procesi gjyqësor. E paditura si problem i sheh edhe veturat e parkuara nga personat e papërgjegjshëm, të cilët duhet të ndëshkohen dhe për krejt këto çështje presim vendimin përfundimtar të gjykatës”, ka thënë Azemi.

Pretendimin e palës mbrojtëse të Komunës e hodhi poshtë Zyra e Avokatit të Popullit. Besart Elshani, që vëzhgoi seancën, ka deklaruar se mungesa e qasjes fizike në hapësirat publike në Komunën e Prishtinës paraqet diskriminim.

“Në rastin konkret të Faruk Kukajt kemi kërkuar me kohë një mendim juridik në lidhje me mungesën e qasjes fizike në hapësirat publike në Komunën e Prishtinës. Si institucion i avokatit të popullit kemi ardhur në përfundim se në bazë të kërkesës së gjykatës dhe lokacionet e ankuesit paraqet diskriminim ndaj personave të kufizuar. Barra e provës në rast të diskriminimit i bie palës së paditur, pra Komunës së Prishtinës dhe assesi palës paditëse”, ka thënë Elshani.

Për vendimin përfundimtar, gjyqtari njoftoi se do të bëjë të ditur në mënyrë elektronike në ditët në vijim.

E Afrim Maliqi nga organizata “HANDIKOS” ka thënë se këto raste jo vetëm që janë diskriminim, por janë edhe shkelje të të drejtave të njeriut. Ai i inkurajon edhe personat e tjerë të ndjekin këtë veprim.

“Kosova qëndron apo ka të shkruara vetëm 30 për qind të akteve ligjore, nënligjore, të strategjive, planeve të veprimit dhe të gjitha çështjet e tjera sa u përket personave me aftësi të kufizuara. Ndërsa pika apo fusha më e dobët ka dalë qasja apo qasshmëria. Në vetëm 7.6 për qind Kosova ka të shkruar sa i përket qasjes apo qasshmërisë, e tash paramendone sa mund të jetë ajo në realizim apo në zbatim. Thuajse fare”, ka thënë Maliqi. Ai ka përmendur faktin se janë edhe gjashtë persona të tjerë që kanë paditur komuna të ndryshme, përfshirë atë të Vushtrrisë, Mitrovicës e Prizrenit. Komunat, sipas tij, nuk zbatojnë Udhëzimin Administrativ për qasje të personave me aftësi të kufizuara në objekte e hapësira publike.

“Në këtë rast në këtë udhëzim administrativ dhe po ashtu në Udhëzimin Administrativ që u dedikohet ndërtuesve apo kompanive që ndërtojnë objekte, janë të obliguar që ta marrin lejen në Departamentin e Urbanizmit e që në kuadër të listës kontrolluese ekziston edhe një kriter që çdo ndërtues në kuadër të projektit t’i ketë edhe kriteret apo standardet për qasje të personave me aftësi të kufizuara. E që fatkeqësisht thuajse nuk zbatohet fare, apo nuk kërkohet nga drejtoritë e urbanizimit”, ka shtuar tutje ai.

KOHA javë më parë ka raportuar se si personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë përballen edhe me vlerësime jo të drejta nga komisionet vlerësuese të departamenteve të pensioneve në kuadër të Ministrisë së Financave, të cilat ua mohojnë të drejtën për kujdestar personal, për material për parandalimin e plagëve e një sërë përfitimesh të tjera sipas ligjit në fuqi. Kjo bëhet duke i vendosur ata në kategorinë e dytë dhe duke i larguar nga kategoria e parë.

Artikulli paraprakFamilja nga Katari dhurojnë 350 mijë euro për renovimin e QKMF-së në Obiliq
Artikulli i rradhës Mjekët kryen transplantin e parë të pjesshëm të zemrës tek një i porsalindur

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.