Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Familjarët e kërcënojnë me thikë mjekun në Emergjencën e Vushtrrisë

Lajme 24/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një mjek në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë është kërcënuar me thikë nga disa familjarë të një pacienti, të cilin mjeku me iniciale I.R. ishte duke e trajtuar.

Ndaj këtij sulmi kanë reaguar Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të cilët kanë thënë se do të përdorin të gjitha mjetet për të mbrojtur punëtorët shëndetësorë dhe anëtarët e saj, transmeton Gazeta Shneta.

Reagimi i plotë:

Pas njoftimit të marr nga ana e Sindikatës së QKMF Vushtrri, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes kësaj Komunikate dënon ashpër kërcënimin  me armë të ftohtë ndaj mjekut kujdestar në QKMF-Vushtrri me iniciale I.R.

Mjeku kujdestar I.R. gjatë orarit të punës ka trajtuar pacientin N.N. dhe të njejtit i ka ofruar shërbimin shëndetësor konform gjendjes shëndetësore të paraqitur në Urgjencën e QKMF Vushtrri,por edhe përkundër ofrimit të shërbimit shëndetësor ndaj pacientit N.N. familjarët e tij i janë kërcënuar me armë të ftohtë mjekut.

FSSHK në vazhdimësi ka ngritur zërin e saj për të gjitha rastet e dhunës së ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësor, kërcënimeve dhe shantazheve të cilat ndikojnë drejtëpërsëdrejti në ushtrimin e profesionit por edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

FSSHK do të përdorë të gjithë autoritetin në mbrojtje të punëtorëve shëndetësor dhe anëtarëve të saj. Ngrisim zërin tonë, të vendosur që të mbrojmë dinjitetin dhe vlerën njerëzore, që një herë e përgjithmonë këto veprime barbare të ndalen dhe të gjejnë dënimin meritor për kryerësit e këtyre veprimeve.

FSSHK bashkëndjen shqetësimin dhe frustrimin e punëtorëve shëndetësor të cilët ofrojnë shërbime emergjente duke qenë se rastet më të shpeshta të sulmeve po ndodhin në këto shërbime ku cilësia është në  nivelin më të lartë duke marr parasysh mënyrën e shpejtë të intervenimit dhe të trajtimit të pacientëve në këto njësi.

Duke parë këtu edhe dështimin e sistemit gjyqësor(sipas shkrimeve kriminelët janë liruar në procedurë të rregullt) FSSHK do të jetë e detyruar që ti ndërmerr edhe masat më radikale që në ditët në vijim të marr vendim edhe për mos ofrimin e shërbimeve emergjente pasi që Ligji në mbrojtje të punëtorëve shëndetësor po dështon.

Artikulli paraprakMigrena dhe simptomat e saj – çfarë duhet të dini
Artikulli i rradhës Gjithçka që duhet të dini rreth benefiteve të omegës 3

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.