Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjithçka që duhet të dini rreth benefiteve të omegës 3

Jetë 24/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zbuloni përfitimet shëndetësore që mund t’i merrni nga Omega 3.

Acidet Omega 3 janë në mënyrë të pabesueshme të rëndësishme. Acidet yndyrore ofrojnë shumë përfitime shëndetësore për trupin dhe trurin. Në fakt, pak dietologë kanë studiuar tërësisht acidet e ngopura omega 3. Këtu janë 17 përfitime shëndetësore të acideve të ngopura omega 3 të pranuara edhe nga shkenca.

Acidet Omega 3 mund të luftojnë depresionin dhe ankthin

Depresioni është një nga çrregullimet mendore më të zakonshme në botë. Simptomat përfshijnë trishtimin, letargjinë dhe një humbje të përgjithshme të interesit për jetën.Ankthi, gjithashtu një çrregullim i zakonshëm, karakterizohet nga shqetësimet e vazhdueshme dhe nervozizmi.Në mënyrë interesante, sipas studimeve njerëzit që konsumojnë omega 3 në mënyrë të rregullt kanë mundësi më të vogël që të ndihen në depresion. Mbi të gjitha, kur njerëzit me depresion dhe ankth fillojnë të marrin rregullisht omega 3, simptomat e tyre përmirësohen. Janë të paktën 3 tipe të acideve yndyrore omega 3: AlA, EPA, dhe DHA. Nga të gjithë, EPA është më i miri në luftën kundër depresionit. Një studim zbuloi gjithashtu se EPA është efektiv kundër depresionit si një drogë antidepresive.

Omega 3 mund të përmirësojë shëndetin e syve

DHA, një tip i Omega 3, përbën ndërtuesin më të madh të retinës së syrit. Kur nuk merr mjaftueshëm DHA, probleme të shikimit mund të shfaqen. Marrja e mjaftueshme e Omega 3 është e lidhur me reduktimin e degradimit të makulës, një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të shikimit dhe verbërimit.

Omega 3 mund të mbrojë shëndetit e trurit gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjithë jetës

Omega 3 është thelbësore për rritjen e trurit dhe zhvillimin e fëmijëve. DHA përbën 40% të acideve yndyrore të pangopura në trurin tuaj dhe 60% në retinën e syrit tuaj (12Prandaj, nuk është për t’u habitur që foshnjat që ushqehen me një formulë të fortifikuar DHA kanë shikim më të mirë sesa foshnjat ushqehen me një formulë ku ajo mungon. (17Marrja e mjaftueshme e omega-3s gjatë shtatzanisë është e lidhur me përfitime të shumta për fëmijën tuaj, përfshirë këtu:

Inteligjencë më të lartë;

Komunikimin më të mirë dhe aftësi sociale;

Më pak probleme në sjellje;

Uljen e rrezikut të vonesës së zhvillimit;

Ulur rrezikun e ADHD, autizmin dhe paralizën cerebrale.

Omega 3 mund të ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës

 

Sulmet e zemrës dhe goditjes janë shkaku më i madh i sëmundjeve të zëmrës. Dekada më parë, kërkuesit vëzhguan se konsumimi i mishit në disa komunitete ndimhmonte në zvogëlimin e rreziqeve për sëmundjet e zemrës. Ky fakt u lidh drejpërdrejtë me konsumimin e omega-3.Që atëherë, acidet omega-3 mund të shkaktojnë një ulje të madhe të triglicerideve, zakonisht të përdorur në një përqindje rrëeth 15-30%.

Presioni i gjakut: Omega 3 mund të rrisë në mnëyrë të ‘mirë’ nivelin e kolesterolit HDL.

Mpiksja e gjakut: Omega-3 mund të bëjë që trombocitet e gjakut të mos grumbullohen së bashku. Kjo ndihmon në parandalimin e formimit të mpiksjeve të dëmshme pët gjakun.

Pllakë: Duke i mbajtur arteriet tuaja të qeta dhe të lira nga dëmtimet, acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në parandalimin e pllakës që mund të kufizojë dhe ngurtësojë arteriet tuaja.

Inflamacioni: Omega-3 zvogëlojnë prodhimin e disa substancave të lëshuara gjatë përgjigjes inflamatore të trupit tuaj.Për disa njerëz, acidet yndyrore omega-3 gjithashtu mund të ulë kolesterolin “e keq” të LDL. Megjithatë, provat janë të përziera, disa studime zbulojnë rritje në LDL.

Përkundër këtyre efekteve të dobishme në faktorët e rrezikut të sëmundjes së zemrës, nuk ka prova bindëse që shtesat omega-3 mund të parandalojnë sulmet në zemër ose goditje në tru. Shumë studime nuk gjejnë asnjë përfitim./pernenat

 

 

Artikulli paraprakFamiljarët e kërcënojnë me thikë mjekun në Emergjencën e Vushtrrisë
Artikulli i rradhës Sulmi ndaj mjekut në Vushtrri, OMK: Dhuna ndaj mjekëve po bëhet sistematike

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.