Një familjar i një pacienti të shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë ka sulmuar mjekun G.H. dhe infermieren T.N. të shtunën.
Ata janë sulmuar në vendin e tyre të punës rreth orës 16:00, shkruan Gazeta Shneta.
Ndaj këtij sulmi ka reaguar drejtoria e SHSKUK’së duke u bërë thirrje organeve kompetente t’i japin dënimin meritor sulmuesit.
Reagimi i plotë:
“ShSKUK dënon sulmin fizik ndaj stafit të Klinikës së Pulmologjisë
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës është njoftuar nga Klinika e Pulmologjisë se, dje, derisa po ofronin kujdesin shëndetësor për pacientët, rreth orës 16:00, në vendin e tyre të punës, nga ana e një familjari, janë sulmuar fizikisht mjeku G.H dhe infermierja T.N.
ShSKUK dënon ashpër sulmin ndaj stafi shëndetësor, i cili ishte duke trajtuar rastet me Covid-19, në Klinikën e Pulmologjisë, duke kërkuar nga organet kompetente që sulmuesit të marrin dënimin e merituar”. /Gazeta Shneta/