Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Farmacia debuton me Konferencën e Parë me të ftuar eminent botëror, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Kreshnik Hoti

Lajme 23/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Konferenca e Farmacise
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mëngjesi i ditës së shtunë, në ambientet e Dekanatit të ri në Fakultetin e Mjekësisë, kishte mbledhur farmacistët, profesorët, udhëheqës dhe figurat eminente botërore të fushës së farmacisë në një vend.

Konferenca e Farmacisë e organizuar gjerë në detaje e hollësi, u mbajt nën debutimin e temës “Përmirësimi i sigurisë së barnatimit në kujdesin primar nëpërmjet komunikimit efektiv në barnatore”, fal stafit të shkëlqyer organizativë të konferencës në krye me Profesor Dr. Kreshnik Hoti.

Veprimtaria e kësaj ngjarje ishte e kronometruar me kujdes dhe i pari i konferencës, Profesor Hoti, ishte kujdesur që gjithçka të shkon sipas orarit të caktuar të paraparë qysh në fazat e hershme të organizimit.

Konferenca e Farmacise
Përgaditjet rreth hapjes së Konferencës së Farmacisë/ Regjistrimi i pjesëmarrësve.

Në sfond të hapësirës, zërat e pjesëmarrësve filluan të marrin jehonë nga përshëndetjet, përqafimet e bisedave pas një takimi të qëlluar të rastit. E të shpejta ishin edhe fotografitë e para të postuara në rrjetin social Facebook dhe Instagram për të treguar vendndodhjen e tyre.

Pasi u afrua koha e hapjes së konferencës dhe pjesëmarrësit kishin zënë vendet e tyre në sallë, në podium, për një fjalim të ngrohtë të mirëseardhjes, mori fjalën Profesor Hoti.

Atij nuk iu desh të kërkonte të mbahej qetësi. Thjesht buzëqeshi dhe auditori ra në heshtje.

Konferenca e Farmacise.
Hapja e Konferencës nga Këshilli Organizativ në krye me Profesor Dr. Kreshnik Hoti.

Me të përfunduar fjalimin përshëndetës drejtuar farmacistëve, figurave politike, akademike e shkencore, Profesor Hoti e shpalli të hapur konferencën dhe theksoi se është e para që organizohet nga departamenti i farmacisë.

Konferenca vazhdon, me një fjalim përshëndetës, të Dr. Suzana Manxhuka –Kërliu, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë.

Të një stili klasicist, zëri miqësor dhe i kthjellët me një theks të qartë të gjuhës angleze, Manxhuka -Kërliu, vlerësoi lartë rëndësinë e konferencës të organizuar me ekspertët e fushës.

Dr. Syzana Manxhuka /Konferenca e Farmacise.
Fjalimi përshëndetës i Dekanës së Fakultetit të Mjekësisë, Dr. Suzana Manxhuka –Kërliu.

Në ngjarjen e rëndësishme të zhvilluar nga farmacistët, i pranishëm ishte dhe ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Arben Vitia, i cili u ftua për një fjalë të rastit, menjëherë pas paraqitjes së Dr. Manxhuka –Kërliut.

“Komunikimi efektiv në barnatore është një komponent jetike e sigurisë së pacientit dhe cilësisë së kujdesit shëndetësor. Në kohën e fundit, jemi dëshmitarë të rritjes së shkallës së polifarmacisë, e cila sipas përvojës nga shtetet e tjera, rritet me plakjen e popullatës dhe me impaktin që ka mënyra moderne e jetës së individit”, ka thënë ministri Vitia, gjatë fjalimit përshëndetës pasi nderoi fillimisht figurat e larta vendore dhe botërore në mesin e pjesëmarrësve.

Dr. Arben Vitia/ Konferenca e Farmacise.
Fjalimi përshëndetës i ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Arben Vitia.

Ministri Vitia, ka theksuar se tema e debutimit të konferencës ishte më se e qëlluar pasiqë komunikimi midis trinomit ‘mjek-farmacist-pacient’ duhet të jetë jetik:

“Pasi që barnatorja vizitohet më shpesh nga ana e pacientit, veçanërisht gjatë ripërsëritjes së terapisë me sëmundje kronike, farmacisti në këtë situatë mund të luaj një rol thelbësor në përmirësimin e cilësisë dhe shërbimeve shëndetësore të ofruara. Prandaj, krijimi i nji trinomi të komunikimit mes mjekut-farmacistit-pacientit, i cili do të ndërtohej mbi bazën e komunikimit me pacientin në qendrën e vëmendjes, do të ndihmonte shumë në kuptimin e ndërsjelltë lidhur me gjendjen shëndetësore, mbarëvajtjen por edhe menaxhimin natyrisht të trajtimit”, u shpreh ministri Vitia.

Përfaqësuese nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prorektore për Zhvillim, Buxhet, Financa dhe Bashkëpunim me Sektorin Privat, Prof. Dr. Pranvera Breznica- Selmani, ka thënë se kjo ngjarje ka rëndësi të veçantë, sepse kjo temë kritike ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien e pacientit.

“Duke pasur parasysh që fusha e farmacisë ka evoluar në mënyrë të ndjeshme gjatë viteve, farmacistët luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e përdorimit efektiv të barnave. Farmacistët përmes komunikimit efektiv mund të konkludojnë aktivisht në zvogëlimin e gabimeve të barnave, efekteve të padëshiruara dhe përmirësimeve të rezultateve të pacientëve të tyre”, ka potencuar Prof. Breznica –Selmani, gjatë fjalimit në podium.

Pranvera Breznica-Selamni.
Fjalimi përshëndetës i Prorektorës nga UP, Prof. Dr. Pranvera Breznica -Selmani.

Organizata zvicerane “Projekti Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH), mbetet një bashkëpunëtor tejet i rëndësishëm në eventet dhe organizimet përmbajtësore të shkencave mjekësore. Si një sponzor gjeneral i konferencës, përfaqësuesit e AQH-së, morën fjalën në podium për të përshëndetur këtë ngjarje madhore.

“Ka qenë kënaqësi e veçantë, që ta ndihmojnë këtë event sepse farmacistët dhe sektori farmaceutik, sidemos nëse koordinohet me sektorin edukativ e hulumtues ka rëndësi shumë të madhe në mirëqenien e pacientëve”, ka thënë Dr. Qamile Ramadani nga AQH-ja.

Dr. Qamile Ramadani nga AQH.
Fjalimi përshëndetës i Dr. Qamile Ramadani nga AQH-ja.

Në radhën e fjalimeve përshëndetëse, kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK), Arianit Jakupi, ka thënë se organizimi i kësaj konference në kohë të ndryshimeve legjislative është më se i mirëseardhur dhe rekomandimet e nxjerra do të përcillen në organet kompetente të ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që roli i farmacistit të jetë i fuqizuar.

Arianit Jakupi /OFK
Fjalimi përshëndetës i kryetarit të Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi.

Udhëheqës i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Oleksandr Martynenko, ishte i ftuari i radhës në podium.

Zotëri Martynenko, iu drejtua pjesëmarrësve me një fjalim ndërgjegjësues mbi rëndësinë e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe mbi komunikimin efektiv mes farmacistit dhe pacientit.

“Ne jemi të gjithë njerëz që pa marr parasysh se sa shumë e duam shkencën, sa e vështirë është të lexosh një recetë me dorëshkrim nga mjeku, komunikimi është gjithashtu e vetmja rrugë që të kuptojmë pse jemi duke pranuar ose përdorur diçka”, ka thënë Martynenko.

Zyrtari i OBSH-se per Kosove, Oleksander Martynenko.
Fjalimi përshëndetës i zyrtarit të OBSH-së për Kosovë, Oleksandr Martynenko.

Kur fjalimeve përshëndetëse iu erdhi fundi, radha ishte për të ftuarit special dhe bashkëpunëtorëve të nivelit botëror që të ngjiteshin në podium e të flisnin rreth punimeve shkencore që kishin përgaditur për auditorin.

Profesor Dr. Shane Desselle nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte i pari që debutoi me një paraqitje spektakolare, me tone gazmore e fjalime admiruese që elektrizuan audiencën deri në overdozë. Punimin të cilin e trajtoi me mjaft finesë e përpikëmëri qëndron prapa titullit “Gjuha motivuese që arrinë rezultatet më të mira me pacientët e farmacisë dhe ofruesve të kujdesit primar”.

Prof. Dr. Shane Desselle nga SHBA.
Prezantimi i punimit “Gjuha motivuese që arrinë rezultatet më të mira me pacientët e farmacisë dhe ofruesve të kujdesit primar” nga Prof. Dr. Shane Desselle.

Kur menduam se nuk do të ketë më ngjitje në një lartësi të mëtejshme pas asaj se çfarë dëgjuam e mësuam nga përvoja e Profesorit Desselle, punimi i dytë me radhë lëkund përsëri podiumin e bashkë me të dhe tërë auditorin!

Nga Universiteti i Bazelit të Zvicrës, Prof. Dr. Isabelle Arnet, ngritë në ekstazë hormonet e serotonines për pak kohë sa punimit me titull “Nga hulumtimi i adherencës në praktikë, si farmacistët mund të përmirësojnë sigurinë e barnatimit në kujdesin primar” i erdhi fundi.

Dr.Isabelle Arnet. /Zvicer
Prezantimi i punimit “Nga hulumtimi i adherencës në praktikë, si farmacistët mund të përmirësojnë sigurinë e barnatimit në kujdesin primar” nga Prof. Dr. Isabelle Arnet.

Se teknologjia është fjalëkalimi i çdo problemi dhe miljet e distancat hapësinore janë vetëm pika në koordinatë, nga Australia në lidhje direkte, u ftua Presidentja Nacionale e Shoqatës Australiane të Farmacistëve, Dr. Feim Sim.

Gjatë një fjalimi përshëndetës me auditorin, Dr. Sim, la mbresa të shumta kënaqësie rreth punës dhe rolit të farmacistit, përderisa fliste me entuziazëm dhe aspironte drejt një tablo të re me përplot kaleidoskop ngjyrash!

Dr. Feim Sim/Australi
Fjalimi përshëndetës dhe prezantimi i shkurtër i rolit të farmacistëve nga Presidentja Nacionale e Shoqatës Australiane të Farmacistëve, Dr. Feim Sim.

Nga vendet nordike, me një thjeshtësi dhe elegancë në trajtimin e çështjeve të farmacistëve dhe roli të tyre në shoqëri, Prof. Susanne Kaae nga Universiteti i Kopenhagës, Danimarkë, fokusohet në praktikat e këshillimit që zhvillohen në barnatoret komunitare dhe shpalos rezultate të rëndësishme përpara auditorit rreth punës kërkimore që i atribuohet përmes titullit “Si të ndryshohet nga këshillimi i fokusuar në produkt, tek ai me qendër pacienti në barnatore komunitare – shembull Europian”.

Konferenca e Farmacise.
Figurat eminente botërore të gjendur së bashku në rreshtin e parë në krye me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Të gjitha punimet e prezantuara, ndezën brenda vetës një llambë drite – shkëndijë! Një hartë mendore që lejonte të ecnim me kujdes brenda saj në mënyrë intuitive. Përbërësit kryesor të recetës së suksesit. Një ngjarje që duket se ka hapur dyert e një bote të re! Një pazëll të zgjidhur!

Pikërisht. E gjithë veprimtaria e konferencës bëhet për t’i nxjerrë pjesëmarrësit jashtë zonave të komoditetit të tyre. Gjithnjë specialitet i Profesor Hotit.

Në konferencë, në podiumin e folësve eminent botëror, Profesor Dr. Armond Daci, është një shembull i pazëvendësueshëm i arritjeve shkencore që mban komiteti farmaceutik kosovar.

Prof. Dr. Armond Daci.
Prezantimi i punimit me titull “Perspektivat e tanishme dhe të ardhshme: roli i farmacistit në komunikimin e gjetjeve të mjekësisë precize” nga Prof. Dr. Armond Daci.

Si gjithmonë kërcimet kuantike dhe informacionet e fundit nga shkenca, Profesor Daci, me kujdes shpalos përpara auditoritë çështjet e fundit rreth farmakogjenetikës që ngërthen në punimin me titull “Perspektivat e tanishme dhe të ardhshme: roli i farmacistit në komunikimin e gjetjeve të mjekësisë precize”.

Një ekuivalent farmaceutik për betimin e Hipokratit, puna e ndritshme e Profesor Dacit bën që të merret përherë si model frymëzimi për brezat e ardhshëm! Mendësi e kampionit!

Në podium u ngjitën dhe Blerta Haxha –Mahmutaj, Magjistër i Farmacisë dhe zyrtare e lartë e projektit AQH, për të prezentuar punimin me titull “Kujdesi i Integruar si qasje në menaxhimin e sëmundjeve jo-ngjitëse në Kujdesin Parësor Shëndetësor”, Dr. Rushit Ismajli, specialist i mjekësisë familjare ka debutuar me punimin “Rëndësia e komunikimit mjek-farmacist në sigurinë e pacientit”, dhe Prof Asoc Arianit Jakupi ka prezentuar punimin me titull “Roli i Odës së Farmacistëve të Kosovës në lehtësimin e integrimit të farmacistëve të Kosovës në kujdesin parësor”.

Prof. Dr. Kreshnik Hoti.
Prezantimi i punimit me titull “Komunikimi efektiv i farmacistëve të involvuar në shërbimet e kujdesit farmaceutik në kujdesin primar: shembull i rishikimit të barnave” nga Prof. Dr. Kreshnik Hoti.

Yjet e rokut shfaqen në mënyrë magjike në skenë mes një reje tymi.

Nga maja e piedestalit, Profesor Hoti, debutoi në podium me punimin “Komunikimi efektiv i farmacistëve të involvuar në shërbimet e kujdesit farmaceutik në kujdesin primar: shembull i rishikimit të barnave”.

Të shkosh përtej të mundurës, vizioni utopik për botën i Profesor Hotit, të inkurajonte të mësosh përherë gjëra të reja. Si novator në shkencën e informatikës farmaceutike, meritokrat i shquar në komitet, punimet e Profesor Hotit rrëzuan paradigmat e vjetëra dhe vendosën një gur themel për një inkubator të ri burimor në mesin e studentëve të farmacisë.

Shkëputje nga prezantimi i punimit të Profesor Kreshnik Hotit.

Puna kolosale, e orkestruar deri në hollësitë më të vogla nga Këshilli Organizativ i kryesuar nga Profesor Hoti, si një tren metroje, i erdhi fundit.

Një rrymë e re frymëzuese ka filluar të lind! Ky lumë është duke marrë fuqi!

Konferenca e Farmacisë e mbajtur me 20 Maj në ambientet e Dekanatit të ri të Fakultetit të Mjekësisë, përmbyllë suksesshëm punimet e paraqitura nga profesorët vendor e ndërkombëtar.

Me një pjesëmarrje masive të dyqind farmacistëve e mjekëve familjar, kjo është konferenca e parë e organizuar në nivel të Fakultetit të Mjekësisë – Dega Farmaci.

Kjo ngjarje e rëndësishme nuk do të mund të realizohet aq lehtë pa ndihmën e bashkëpunëtorëve e sponzorëve gjeneral si Projekti Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH), Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut (Lux DEV) si dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK). /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak8 gjëra që vazhdojmë t’i bëjmë çdo ditë pa e kuptuar se sa të rrezikshme janë
Artikulli i rradhës Dreshaj me kritika: Qeveri e eksperimenteve dhe riciklimeve të personave pa performancë

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.