Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Farmacisti Haxhijaha – Barnat: mbështetja e Inteligjencës Artificiale për parashikimin e efikasitetit në terapi

Lajme 08/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mr ph Astrit Haxhijaha, i cili është Specialist i Farmacisë Klinike dhe Phd Candidat vjen në një intervistë për Gazetën Shneta ku flet për parashikimin dhe mbështetjen e përdorimit të barnave përmes Inteligjencës Artificiale.

– A mund të përcaktohet një terapi e saktë me ndihmën e Inteligjencës Artificiale?

Haxhijaha: Shumë shpejt falë përdorimit të Inteligjencës Artificiale brenda një jave mund të përcaktohet nëse një bar p.sh antidepresiv është efikas apo jo për pacientët e prekur nga depresioni i rëndë. Për momentin nuk ka metodë që parashikon përcaktimin e efikasitetit të një trajtimi antidepresiv tek pacientët.

Zakonisht kur pacienti fillon ta përdorë barin apo terapinë, efekti i tij vlerësohet pas 6 – 8 javësh, shpesh herë edhe pas disa muajsh dhe nëse bari nuk ka efikasitet atëherë kalohet nga një antidepresiv në tjetër dhe kjo formë e procesit mund të përsëritet shpesh herë deri në gjetjen e antidepresivit adekuat për rezultatet e dukshme. Kjo përveq që shkakton kosto financiare mund të ndikojë drejtëpërsëdrejti edhe në komplikimin e gjendjes.

– Si mund të bëhet vlerësimi i një bari?

Haxhijaha: Edhe pse një fushë shumë e panjohur për ne dhe duket shumë imagjinare, mirpo thuhet se me ndihmën e një algoritmi të Inteligjencës Artificiale dhe mundësisë së skanimit te trurit dhe të informacioneve klinike të pacientëve, profesionistët shëndetësorë do arrijnë ta vlerësojne efektin e një bari brenda një jave.

Si shembull mund te mirret edhe një antidepresiv Sertralina, një prej barnave të përshkruara në SHBA dhe Evropë.

Analiza ka treguar se (1/3) e pacientëve iu përgjigj barit, ndërsa (2/3) e tyre jo. “Pra, përmes kësaj metode mund të shmangim (2/3) e përshkrimeve të gabuara të Sertralinës dhe mund të ofrojmë terapi më cilësore për pacientin.

– A pritet efikasiteti i softuerit te Inteligjencës Artificiale në terapinë e pacientit?

Haxhijaha: Sipas ekspertëve Inteligjenca Artificiale do të jetë vendimtare në zhvillimin e barnave që mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin e njeriut dhe ndoshta edhe të kurojnë disa sëmundje aktualisht të pashërueshme.

– A do ti ndihmoj IA testimin apo zhvillimin e barnave?

Haxhijaha: Studimet njerëzore janë pjesa më e shtrenjtë dhe më e kushtueshme e zhvillimit të BARNAVE pasi mund të duhen vite për të rekrutuar pacientë dhe testuar barna të reja në një proces që mund të kushtojë mbi një miliard euro nga zbulimi i një bari deri në vijën e fundit, prandaj Inteligjenca Artificiale është shfaqur si një mjet premtues për të ndihmuar në kapërcimin e sfidave të gjata si normat e larta të dështimit, afatet e gjata kohore të zhvillimit dhe joefikasiteti i burimeve.

Artikulli paraprakFederata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë bashkon mjekësinë shqiptare në Çeki
Artikulli i rradhës Si erdhi pajisja milionëshe në QKUK dhe si do t’i ndihmojë pacientët për trajtimin e kancerit

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.