Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tashmë ka aprovuar zyrtarisht vaksinën Johnson&Johnson.
Vaksina është vendosur të jetë një alternative me kosto efektive shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
Provat kanë zbuluar se ajo parandalon sëmundje serioze, por gjithashtu ishte 66% efektive kur përfshiheshin raste të moderuara.
Poashtu, kompania ka rënë dakort t’i sigurojë ShBA-së 100 milionë doza deri në fund të muajit qershor.
Dozat e para të kësaj vaksine mund të jenë në dispozicion që nga java e ardhshme./GazetaShneta/