Mungesa e vitaminës B12 mund të rezultojë me simptoma të tilla, si lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje.
Vitamina B12 kryen një funksione të rëndësishme në trupin e njeriun, të cila përfshijnë procese fizike dhe mendore shkruan Express.co.uk, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Ndër simptomat treguese të mungesës së vitaminës B12 është lodhja e vazhdueshme dhe gulçimi.
Lodhja është një nga simptomat kryesore të mungesës së kësaj vitamine, sepse kur nivelet e saj janë të ulëta, trupi ka më pak qeliza të kuqe të gjakut.
Detyra kryesore e qelizave të kuqe është të transmetojë oksigjenin nga mushkëritë në pjesë të tjera të trupit.Pa oksigjen të mjaftueshëm, ju filloni të ndiheni të lodhur.
Nëse gjendja nuk trajtohet për një kohë të gjatë, kjo mund të shfaq rrezik në problemet e zemrës.
Përpos lodhjes, ekspertët kanë veçuar edhe gulçimin apo vështirësi në frymëmarrje si një shenjë e mungesës së vitaminës B12.
Kjo simptomë rrjedhimisht vjen si pasojë e mungesës së oksigjenit në qelizat e trupit./GazetaShneta/