FDA ka aprovuar Tonmya, një tabletë që merret para gjumit dhe nuk përmban opioide, për trajtimin e fibromialgjisë tek të rriturit.
Ky është trajtimi i parë i ri për këtë sëmundje kronike të dhimbjes në më shumë se 15 vite.
Studimet treguan se Tonmya ul dhimbjen ditore dhe ndihmon pacientët të ndihen më mirë në jetën e përditshme.
Një pjesë e madhe e pacientëve raportuan përmirësim të dukshëm të dhimbjes pas tre muajsh përdorimi. Trajtimi tolerohet mirë, me efekte të lehta si mpirje ose djegie në gojë, lodhje dhe shije të pazakontë, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Tonix Pharmaceuticals, kompania që e prodhon, thotë se ky trajtim mund të përmirësojë ndjeshëm jetën e pacientëve me fibromialgi duke ofruar një alternativë më të sigurt dhe efektive ndaj barnave tradicionale./Gazeta Shneta/


