Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FDA miraton xhelin e parë jo-hormonal kontraceptivë për pengimin e shtatzënisë së padëshiruar

Jetë 04/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
kontraceptivet
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deri në muajin e kaluar, nuk kishte pasur ndonjë risi të madhe në metodat jo-hormonale kontraceptive që kur u shpik pajisja intrauterine në vitet 1970.

Por më 22 maj, Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA), miratoi një opsion të ri jo-hormonal për gratë: një xhel si kontraceptivë që merret me recetë, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.

Phexxi, i zhvilluar nga kompania biofarmaceutike Evofem Biosciences, konsiderohet një lloj i kontracepsionit jo-hormonal “sipas kërkesës”, që do të thotë se ju e përdorni atë vetëm kur ju nevojitet.

Ky kontraceptivë është planifikuar të dalë në treg në fillim të shtatorit.

Si funksionon ky xhel?

Ashtu si spermicidet, xheli Phexxi duhet të futet në mënyrë vaginale përpara marrëdhënieve intime.

Por ndryshe nga spermicidet, të cilat bllokojnë hyrjen në qafën e mitrës dhe ngadalësojnë spermën, kështu që nuk janë mjaftueshëm të fuqishëm për të arritur vezën, Phexxi funksionon duke ndryshuar pH-në e vaginës gjatë marrëdhënies për të parandaluar shtatzëninë.

Normalisht, vrima e përparme e vaginës është shumë acidike – rreth 3.5 deri në 4.5 në shkallën e pH-së – dhe asnjë vend ku sperma mund të mbijetojë vetë.

Megjithatë, sperma që përmban spermatozoidet ka një pH prej 7.2 deri në 8.0, dhe ka një efekt alkalizues kur hyn në vaginë për të mbijetuar.

Phexxi, i cili është bërë nga një kombinim i acidit laktik, acidit citrik dhe bitartratit të kaliumit, vepron kundër këtij efekti alkalizues dhe e mban vaginën në intervalin acidik.

“Kjo është krijuar për ta bërë mjedisin vaginal për spermatozoidin më pak mikpritës,” i tha burimit Verywell Health përmes emailit, Dr. Felice Gersh, obs-gjinekologe.

Cilat janë përfitimet e këtij xhelit si metodë jo-hormonale kontraceptive?

Për shkak se Phexxi funksionon duke krijuar një mjedis armiqësor për spermën, ai funksionon ndryshe nga kontracpetivët e tjerë si pilulat, unazat e vrimave vaginale dhe injeksionet, të cilat synojnë të ndalojnë procesin e ovulacionit çdo muaj.

Dr. Gersh shtoi se opsionet jo-hormonale si Phexxi ofrojnë përfitimin e mos prishjes së ritmeve hormonale thelbësore për shëndetin riprodhues dhe metabolik.

“Miratimi i Phexxi nga FDA do të thotë që gratë tani kanë akses në një opsion kontraceptiv jo-hormonal që ato e kontrollojnë, sipas kushteve të tyre, për t’u përdorur vetëm kur kanë nevojë”, tha në një deklaratë, Saundra Pelletier, CEO e kompanisë prodhuese të xhelit, Evofem Biosciences.

A ka efekte anësore?

Efekti anësor më i zakonshëm i Phexxi – djegia vaginale është i pazakontë me llojet e tjera të kontraceptivëve.

Gjatë hulumtimeve klinike, 18% e përdoruesve përjetuan djegie vaginale, ndërsa 14.5% raportuan kruajtje vaginale. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakSHBA: Ekzaminimet e syve tani rekomandohen çdo vit, sipas Shoqatës Amerikane Optometrike
Artikulli i rradhës A e bllokojnë kremrat kundër diellit, prodhimin e vitaminës D në lëkurë?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.