Feim Gashi është rizgjedhur kryetar i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës në Kuvendin Konstituiv të legjislaturës së tretë.
Ai e ka vazhduar mandatin e tij si kryetar i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës. Gashi e mori postin e kryetarit të fizioterapeutëvë për herë të parë në qershorin e vitit 2019, shkruan Gazeta Shneta.
Ai është votuar me 52 vota për, 1 votë kundër dhe dy abstenime. Kryetari Gashi i falënderoi për përkrahjen dhe besimin që i kanë dhënë për të qenë përsëri në krye të Odës së Fizioterapeutëve.
Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Jam shumë i nderuar që më dhatë besimin për të vazhduar edhe një mandat. Shpresoj se nuk do t’ju zhgënjej. Faleminderit shumë të gjithëve!”,- tha ai.
Po ashtu edhe nënkryetarët Arbnore Ibrahimi Gashi dhe Visar Bllaca janë propozuar dhe votuar me aklamacion nga Kuvendi për të vazhduar mandatin e dytë./Gazeta Shneta/




