Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Femija flet në gjumë? Ja çfarë duhet të bëjmë

Jetë 27/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Jeni të shqetësuara se fëmija juaj flet në gjumë? Mos u shqetësoni sepse është e zakonshme që fëmijët të flasin në gjumë. Sipas ekspertëve rreth 10% e fëmijëve e kanë zakon të flasin në gjumë për të paktën 2 netë në javë. Disa fëmijë mund të flasin shumë qartë ndërsa disa të tjerë thjesht belbëzojnë fjalë.

Mos u shqetësoni pasi e folura në gjumë nuk e dëmton fëmijën, madje me disa ndryshime të vogla fëmija mund ta humbasë këtë zakon.

Çfarë duhet të bëni?

Ndiqni një rutinë të rregullt gjumi

Sigurohuni që fëmija juaj të ndjekë një rutinë të rregullt gjumi çdo ditë. Rutina duhet të ketë një orar fiks për të fjetur dhe një orar fiks për tu zgjuar në mëngjes.

Sigurohuni të flejë mjaftueshëm

Si prind i tij është përgjegjësia juaj të siguroheni që ai po fle mjaftueshëm. Një fëmijë që pushon sa duhet ka më pak mundësi të flasë në gjumë.

Sigurohuni që ai të jetë aktiv gjatë ditës

Nëse fëmija juaj do të ketë një ditë aktive, ai do të kalojë një natë të qetë. Ndaj inkurajojeni të dalë e të luajë jashtë apo të përfshihet në ndonjë aktivitet sportiv. Edhe aktivitetet si vizatimi dhe lojërat formuese e sfidojnë mendërisht fëmijën kështu që ai do të bëjë një gjumë më të qetë gjatë natës.

Mos e lejoni të hajë rëndë përpara gjumit

Darka duhet të jetë një vakt i lehtë dhe duhet të konsumohet 2 deri në 3 orë përpara gjumit nëse doni që fëmija juaj të bëjë gjumë të qetë.

Sigurohuni që fëmija të ndihet rehat

Rehatia e fëmijës tuaj gjatë natës është shumë e rëndësishme.  Rrobat e tij duhet të jenë të lirshme që të mos pengojnë frymëmarrjen. Ndërsa batanija nuk duhet të pengojë lëvizjet e tij  dhe temperatura e dhomës duhet të rregullohet në mënyrë që ai të mos ketë as ftohtë e as vapë.

Duke ndjekur këto këshilla të thjeshta ju do ta ndihmoni atë ta humbasë zakonin e të folurit në gjumë. Por nëse fëmija juaj flet në mënyrë të inatosur dhe agresive kur është në gjumë atëherë duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

Artikulli paraprak7 arsye pse është më mirë të mos e zbuloni gjininë e fëmijës
Artikulli i rradhës A mund të ndikojë shenja e horoskopit të fëmijës në gjidhënie?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.