Kur fëmija kërkon gjatë gjithë kohës përkujdesjen maksimale, është një problem mjaft i madh për prindërit, sidomos për nënat.
Disa fëmijë madje duan që gjatë gjithë kohës të mbahen në krahë dhe heqja e këtij ‘vesi’ kërkon shumë durim e këmbëngulje.
Rrini afër dhe luani me fëmijën tuaj. Filloni me vetëm disa minuta dhe përpiquni të lini fëmijën përpara se të fillojë të qajë.
Mësoni të kuptoni shenjat e fëmijës suaj kur fillon të ndihet i pakënaqur kështu që nuk do t’ju duhet të prsini derisa të qajë, pasi do të jetë shumë më e vështirë.
Bëjeni këtë herë shumë herë në ditë, kur fëmija është i lumtur dhe ka pushuar. Ngadalë zgjasni kohën që e lini fëmijën dhe filloni të përdorni lodra si burim kënaqësie për ta.
Këshillojani këtë gjë edhe anëtarëve të tjerë të familjes suaj duke i thënë se është rregull me të cilin fëmija duhet të mësohet.
Lodrat me kontraste të forta ngjyrash, si për shembull të bardhë dhe të zezë janë shumë të përshtatshme për këtë fazë të fëmijëve, ato me zhurma e drita gjithashtu./pernenat