Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fëmijët janë më të lumtur kur kanë më pak lodra, ja numri ideal sipas shkencës

Këshilla për shtatzëna 24/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndonëse prindërit janë dijeni që shumë kërkesa të fëmijëve mund të jenë vetëm teka, sërish ua plotësojnë këto të fundit, sepse në fund të fundit japin gjithçka që t’i shohin vogëlushët e tyre të lumtur.

Por, një studim i fundit paralajmëron prindërit se blerja e lodrave pa kriter, jo vetëm që nuk i bën më të lumtur fëmijët, por kjo sjellje i dëmton ata.

Studimi, i botuar në Infant Behavior & Development, zbuloi se kur fëmijët janë në një mjedis me më pak lodra, zhvillojnë aftësi më të mira sociale. Hulumtuesit testuan për 30 minuta sjelljet e 36 fëmijëve midis moshës 18-30 muajsh të ndarë në dy dhoma të ndryshme: e para kishte katër lodra dhe e dyta kishte 16 lodra.

Studiuesit zbuluan se kur fëmijët ndodheshin në dhomën me më pak lodra, ata treguan më shumë interes për këto të fundit në një kohë më të gjatë. Për shkak se ata kishin më pak lodra, fëmijët përdorën instinktet e tyre krijuese dhe zbuluan mënyra të ndryshme për të përdorur të njëjtën lodër, duke zhvilluar më tej aftësitë e tyre njohëse.

Kjo tregon se lodrat e shumta mund të jenë burim shpërqëndrimi, duke provokuar fëmijët të lënë një lodër për të marrë një tjetër, po në të vërtetë të mos zhvillojnë asnjë aftësi.

Është e thjeshtë: sa më shumë lodra që kanë, aq më pak të fokusuar do të jenë. Gjatë viteve të hershme të zhvillimit, fëmijët kanë kufizime të shkurtra të vëmendjes, e cila vetëm sa përkeqësohet kur fëmija gjendet përpara dhjetëra lodrave./Living/

Artikulli paraprakFotografi të rralla të VIP-ave shqiptarë në sallën e lindjes
Artikulli i rradhës Nënat gji dhënëse duhet t’i hanë këto dy ushqime, për ta mbrojtur nga alergjia foshnjën

Ju sugjerojmë

Shtatzënia dhe çrregullimet e të ngrënit: Beteja e fshehtë që shumë gra e përjetojnë në heshtje

18/06/2026 Jetë

Vaksinimi i grave shtatzëna kundër RSV-së ul ndjeshëm shtrimet në spital te fëmijët

18/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Studimi sjell lajm të mirë për gratë me miastenia gravis: Shtatzënia nuk përkeqëson sëmundjen

18/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë mund të ulë rrezikun e diabetit gestacional

17/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Astma gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun për një sëmundje serioze të syve te foshnjat e lindura para kohe

15/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Gjinekologët amerikanë publikojnë për herë të parë kalendarin e vaksinimit për gratë shtatzëna

12/06/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.