Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fëmijët japonez më të shëndetshmit në botë, ja sekreti i tyre

Jetë 31/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të gjithë duam që fëmijët tanë të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur, por ushqimi, ky faktor i cili duhet ta ngopë gjeneratën e ardhëshme, është shndërruar në një fushëbetejë për shumë familje. Bazuar në disa rezultate të studimeve shëndetësore, është konstatuar se fëmijët nga Japonia, ditët e sotme gëzojnë jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme krahasuar me fëmijët e tjerë në gjithë botën.

Prapa këtij fakti fshihet mënyra e të jetuarit dhe rregullat e të ushqyerit, të cilat luajn rolin kryesor. Madje, edhe obeziteti i këtyre fëmijëve është më i ulët sesa në gjithë botën.

Çfarë bëjn fëmijët japonez?

Bazuar në këto studime dhe intervista të realizuara nga ekspert botëror, janë kuptuar 5 hapa praktik, të cilët i praktikojnë prindërit japonez për të investuar në shëndetin e fëmijëve.

  • Festoni duke u ushqyer
    Inkurajoni fëmijën tuaj të shijoj shpërblime ushqimi apo vaktet zemra, por me sasin e duhur dhe të shpeshtuara. Mbani një qëndrim të relaksuar, në mënyrë që fëmiju juaj të relaksohet gjithashtu, dhe të gjej rehati gjatë të ushqyerit. Tregojini fëmijët se ju ndjeni kënaqësi gjatë ngrënies me të së bashku, dhe se ushqimi ka shije të përkryer.
  • Ri-balancojeni pjatën tuaj të darkës
    T’i ofroni fëmijëve tuaj pjata më të vogla ushqimi, dhe t’i jepni hapësirë për të marrë vetë ushqimin e tyre, mund t’iu ndihmoj të mbani një sasi të konsiderueshme të pjatës dhe oreksin në perpektivë të duhur. Fëmijët kanë tendencë të mos marrin sasi të mëdha ushqimi kur iu lihet atyre në dorë përzgjedhja.
  • Stimulojeni fëmijën të vrapoj dhe të kërcej
    Është e vështirë t’i mbani fëmijët largë nga lojrat e tyre kompjuterike apo tundimin nga teknologjia, por ata kanë nevojë për të paktën 60 minuta aktivitete fizike, mesatarisht intenzive, për çdo ditë. Këtë mund ta praktikoni gjatë vajtjes në shkollë, kur fëmijët mund të ngasin biçikletën apo të vrapojnë ngadalë gjatë gjithë rrugës.
  • Krijoni një ambient edukues për ushqyerjen e familjes
    Ky lloj aktiviteti duhet të përfshijë gjithë familjen gjatë përgatitjes së ushqimeve të ndryshme, për të mbështetur ushqimet dhe zgjedhjet e shëndetshme të të jetuarit. Gjithmonë hajini vaktet me të gjithë familjen. Përgatisni shëndetshëm, shijshëm dhe me shumë entuziazëm, për t’u bërë shembull për fëmijët tuaj.
  • Bëjini gatimet familjare më zbavitëse
    Kur të mbushni organizmin me ushqimet e nevojshme për trupin, ju do të filloni të ndjeni shumë më pak dëshirë për të kërkuar ushqime jo të shëndetshme. Servoni më shumë ushqime të marra nga natyra, si fruta, perime, barishte, drithëra, yndyra natyrale, ushqime të pasura me Omega-3, mish peshku, dhe sa më pak ushqime të përpunuara me sheqer dhe kripë të tepërt. /Gazeta Shneta/
Artikulli paraprakTë gjithë burrat që duan të bëhen baba, duhet ta lexojnë këtë lajm
Artikulli i rradhës Lëjeni këtë përzierje në guacë të tualetit në më pak se një minutë, do mahniteni nga rezultatet

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.