Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fëmijët kosovarë me probleme psikike, një i ri hyri borxh 750 euro në bastore online

Lajme 03/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fëmijët në Kosovë po përballen me shumë probleme psikike, në mungesë të komunikimit cilësor me prindërit, varësia nga teknologjia si dhe ngacmimet të cilët nuk raportohen. Madje njëri nga ta hyri në borxh 750 euro për shkak të lojërave online. Mjekja e QKUK-së, Mimoza Shahini, ka dhënë disa këshilla për prindërit

Ariana Ismaili

Qendra e Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve në QKUK, trajton fëmijë dhe adoleshentë të moshës prej 0 deri në 18 vjeç, të cilët përballen me probleme të ndryshme. Kjo Qendër kryen shërbime ambulative në kuadër të të cilave përfshihen shërbime nga psikologu, psikiatri, pedagogu special dhe punëtoreve social.

Dr. Mimoza Shahini ka treguar për terapitë kryesore që përdoren aty. Ajo thotë se seancat zgjasin nga 45 minuta dhe metodat që përdoren janë: Psiko-terapia, puna ne grupe ku përfshihet edhe familja e të miturit dhe qasja individuale. Mjekja thekson se në rastet e nevojshme sugjerohet edhe përdorimi i barnave, shkruan Gazeta Shneta.

“Ne këtu përdorim disa metoda si psikoterapia, puna grupore që ne ftojmë edhe familjarët e të miturit nëse ka nevojë edhe qasja individuale, në disa raste të caktuara sugjerojmë edhe barna por preferohet vetëm bashkëbiseda”, ka thënë Shahini.

Ajo shton se problemet më të shpeshta me të cilat po përballen fëmijët dhe adoleshentët është menaxhimi i ankthit, hiperaktiviteti dhe stresi postraumatik.

“Problemi kryesor mbetet ankthi i kombinuar ndonjëherë me depresion, hiperaktiviteti dhe stresi postraumatik si në rastet kur klienti ka pësuar ndonjë traumë. Poashtu janë edhe refuzimi për të shkuar në shkollë, varësia nga teknologjia etj.”, ka deklaruar Shahini.

Sipas saj problemi më serioz rreth së cilit prindërit duhet me qenë me të kujdesshëm është  koha e tepruar që fëmijët kalojnë në internet e që i bënë ata të varur dhe të rrezikuar.

“Interneti dhe lojërat online janë ‘ndëshkim modern’ që familja iu jep fëmijëve, pasi aty janë më të qetë dhe shpenzojnë kohën, por në të vërtet ata po ballafaqohen me varësi, ngacmime online apo pornografi”, ka deklaruar ajo.

“Kemi pasur një rast kur një 12 vjeçar ka ardhur këtu bashkë me prindin e tij dhe kanë deklaruar se ka hyrë borxh 750 euro përmes lojërave online dhe është mjaft shqetësuese sepse këto lojëra nuk i lënë ata të heqin dorë edhe nëse humbin”, ka thënë Shahini.

Gjithashtu shton se kur te rinjtë kalojnë pjesë të madhe të kohës të kyçur në internet ata bëhen vetjak pasi kanë probleme që ndërlidhen me njerëzit dhe realitetin që i rrethon ata, poashtu gjuha qe përdorin në internet është jashtë çdo kornize.

Sipas saj vajzat po krijojnë varësi edhe nga blerja online e veshmbathjeve, gjë që po iu merr atyre kohë dhe vëmendje.

Mjekja thekson se ngacmimi ose bulizmi është mjaft i përhapur ndër fëmijët përmes fyerjeve. “Bulizmi është i përhapur shumë dhe shpesh mes fyerjeve që të  miturit po i bëjnë njeri-tjetrit, nuk hezitojnë që të bëjnë video të njëri-tjetrit, t’i postojnë ato apo kërcënimet me foto intime që po u bëhen, këto janë të ndaluara me ligj por nuk raportohen asnjëherë, ndonëse ndikon keq tek te miturit”, ka shtuar mjekja.

Shahini thekson se komunikimi i duhur mes fëmijëve dhe prindërve ka një rëndësi të veçantë, dhe ky komunikim duhet te jetë përmbajtjesor e jo sasior.

“Prindërit duhet të dinë se çka po flasin me fëmijët e tyre dhe si po iu drejtohen, ky komunikim duhet të ketë një kuptim, pastaj edhe hapësira që ata iu lënë fëmijëve për të menduar e folur shpesh nuk është e mjaftueshme”, ka porositur ajo.

“Ka shumë prindër që krijojnë vetëbesim të ultë te fëmijët pasi që i përkrahin ata vetëm kur kanë sukses, e kjo i bënë fëmijët që të dalin nga vetja e te jetojnë idealet e te tjerëve”, ka përfunduar Shahini. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTë lindësh vetë në shtëpi, pa doktor ose mami – rrëfimi i nënës së fuqishme
Artikulli i rradhës 5 arsye pse bebet e shëndetshme qajnë kur duhet të flejnë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.