Nënat e reja zakonisht kanë probleme me vendosjen e fëmijëve në gjum, e sidomos bebeve.
E nëse bebet janë pa ndonjë dhimbje ose probleme shëndetsore, këta janë disa nga arsyet pse ata nuk flejnë pa qarë, transmeton Gazeta Shneta.
Bebja është e stër-lodhur
Kur bebja nuk bën gjumin që i duhet, gjatë ditës dhe natës, ata bëhen të stër-lodhur. Bebet kanë nevojë për shumë orë gjumë gjatë 24-orëve dhe nëse ata nuk e marrin, shpesh e kanë problem të bijnë në gjumë dhe të flejnë për orë të gjata. Bebet e vogla nuk duhet të qëndrojnë të zgjuar për peridha të gjata.
Bebja juaj është e uritur
Nëse bebeja është e uritur, do të qajë dhe nuk do të flejë. Ushimi dhe gjumi shkojnë bashkë dhe një bebe e ushqyer mirë do të jetë e qetë dhe në gjendje të flejë më gjatë se bebja që është e uritur.
Bebja ka të ftohtë
Bebet kanë nevojë të ndjehen ngrohtë dhe rehat, dhe kur nuk i kanë këto ata nuk flejnë. Bebja kur ka të ftohtë do ta ketë problem të flejë, e më pas edhe kur të bëjë gjumin e natës ose të ditës, do ta kenë problem të bijnë n ë gjumë sepse nuk janë rehat. Bëni kujdes për atë se çfarë i veshni bebes për gjumë dhe për temperaturën e dhomës ku flejnë.
Kur vëren ndryshim në gjendjen që është mësuar
Nëse një bebe flen në gjumë siç është mësuar, psh: duke u mbajtur, ushqyer, duke u përkundur ose me cucell mashtruese, ata mund të zgjohen nëse vërejnë ndryshim të gjendjes, kur vendosen në stratin e tyre ose kur i bie biberoni. Kështu ata do të fillojnë të qajnë.
Mësojini bebet që të flejnë vetë në shtratin e tyre, kështu që kur të zgjohen nuk do të vërejnë ndryshim të gjendjes ose ambietit.
Bebja nuk është mirë
Bebet e shëndetshme por që mund të kenë dhimbje barku ose janë ftohur qajnë më shumë dhe flejnë më pak.
Nëse po brengoseni se beben nuk e keni mirë, mos hezitoni ta dërgoni te pediatri. Nëse ka nevojë ta mbani beben më shumë dhe ta ushqeni më mirë gjatë kësaj kohe, atëherë bëjeni.
– Në përgjithësi, një bebe e pushuar do ta përballojë më mirë sëmundjen se një bebe e stër-lodhur dhe pa gjumë.
E njëjta vlen për mamin dhe babin e shkretë!/GazetaShneta