Një studim i ri i Yale Child Study Center zbulon se fëmijët që kanë vështirësi me sjelljen shpesh nuk arrijnë të kalojnë lehtë nga një mënyrë funksionimi e trurit te tjetra.
Truri i tyre qëndron më gjatë në gjendje me lidhje të çrregullta, në zona që kontrollojnë vëmendjen, mënyrën e të menduarit dhe rregullimin e emocioneve.
Studimi përdori skanime të trurit (MRI) të 877 fëmijëve të moshës 9–10 vjeç dhe identifikoi 12 gjendje të ndryshme të trurit.
Fëmijët me sjellje sfiduese kalonin më shumë kohë në gjendje që e bëjnë më të vështirë kontrollin e emocioneve dhe të sjelljes. Po të njëjtat modele u panë edhe tek fëmijët me ADHD, ku kjo lidhej me vështirësi në përqendrim.
Hulumtuesit thonë se këto zbulime mund të ndihmojnë në zhvillimin e trajtimeve më të sakta për fëmijët me probleme sjelljeje, duke kuptuar më mirë se si stresi dhe faktorët mjedisor ndikojnë në zhvillimin e trurit dhe në mënyrën se si fëmijët kontrollojnë emocionet e tyre.
Dr. Karim Ibrahim, udhëheqës i studimit, thotë se kuptimi se kur dhe si ndodhin çrregullimet në lidhjet e trurit mund të na ndihmojë të krijojmë trajtime më të përshtatura për shëndetin mendor të fëmijëve./Gazeta Shneta/


