Një studim i ri ka zbuluar se fëmijët me mbipeshë kanë rrezik më të madh për të pasur goditje në tru ose sulm në zemër kur janë në moshë më të madhe edhe nëse bien në peshë.
Studiuesit në Universitetin e Oksfodit analizuan të dhënat shëndetësore të 42.000 pjesëmarrësve nga SHBA, Australia dhe Finlanda nga moshat 3 deri në 50 vjeç, transmeton Gazeta Shneta.
290 kishin pësuar sulme në zemër, goditje në tru ose sëmundje kardiovaskulare dhe ekspertët zbuluan se 20% e grupit kishin një indeks shtesë të masës trupore 10% si fëmijë.
Edhe ata që kishin qenë fëmijë me mbipeshë, por që ishin dobësuar më vonë, ishin akoma në rrezik. Për më tepër, ata që kishin udhëhequr një mënyrë jetese jo të shëndetshme si i ri dukej se kishin vazhduar të rriten me zakone të këqija për gjatë gjithë jetës.
Profesori Autor Terece Dwyer tha se programet për të parandaluar sulmet në zemër dhe goditjet në zemër duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi stileve të jetesës së shëndetshme te fëmijët.
Një studim tjetër në Gothenburg në Suedi ka gjetur të dhëna të ngjashme.
Ekspertët studiuean të dhënat nga afro 1.7 milion burra në Suesi dhe zbuluan se ata kishin qenë mbipeshë si të ri dhe kishin më shumë të ngjarë të kishin një sulm në zemër para se t’i kishin 60 vjeç.
“Ndërsa mbizotërimi i mbipeshës dhe mbipesha tek të rriturit e rinj vazhdon të përshkallëzohet, ne mund të fillojmë të shohim përkatësisht nivele më të larta të sulmeve në zemër dhe goditje në të ardhmen”, thanë studiuesit.
Një veprim ugjent është i nevojshëm për prindërit, shkollat dhe politikbërësit për të ndaluar epideminë e mbipeshës tek fëmijët dhe të rinjtë. /GazetaShneta/