Ferizajasi rrahë nënën, motrën dhe dajën

2017-10-29 në ora 20:03

Një person i dyshuar është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht nënën e tij, motrën dhe dajën.

Policia raporton se rasti ka ndodhur në qytetin e Ferizajt, rreth orës 18:10, gjatë ditës së djeshme.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, vitin e fundit janë raportuar mbi 10 të arrestuar për përfshirje në raste të dhunës ndaj familjarëve.