Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ferizaji me spital të ri, kjo është data simbolike kur do të fillohet ndërtimi

Lajme 02/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas mbledhjes së Kuvendit Komunal të Ferizajit në lidhje me tokën e cila ishte destinuar për ndërtimin e një spitali të ri që po planifikohet është arritur një marrëveshje, dhe ndërtimi pritet të fillojë më 12 qershor, e që përkon të jetë edhe dita e çlirimit të Ferizajit.

Derisa, drejtori për urbanizëm dhe mjedis Lulzim Aliu pohon se akoma është në fazën përgatitore për këtë projekt nga se të gjitha paqartësitë dhe barrierat ligjore tashmë duket se janë eliminuar.

Ai ka thënë se të gjitha ato vendime që janë marrë ditën e djeshme janë që do të jenë valide dhe fillimi i ndërtimit fillon pikërisht me 12 qershor. Aliu ka shtuar se problemet më të mëdha i kanë pasur me Ministrinë e Planifikimit, por që janë zgjidhur në bazë të interpretimit të ligjit.

‘’Dua të them se të gjitha vendimet që i kemi marrë edhe më herët, me 30 Mars, të cilat dje i kemi anuluar kanë qenë në përputhshmëri të plotë me udhëzimet që na ka dhënë Ministria para katër muajsh, kur kemi vendosur që të shqyrtojmë edhe njëherë PZHK-në për të përmirësuar disa gabime teknike që kanë qenë në PZHK e par të cilat ata nuk na kanë lejua’’, ka shtuar më tej Aliu.

E, kundër këtij projekti ditën e djeshme mjaft të zëshëm kanë qenë edhe opozitarët të cilët e shohin këtë si fazë të dëmshme dhe mund të ketë edhe reagime nga niveli qendror.

“Edhe dje në mbledhjen e Kuvendit jam munduar me i sqarua dilemat dhe paqartësitë që i ka vet Ministria dhe dua ta them edhe këtë se gjithë këtë kaos të interpretimit të PZHK-së është bërë nga Ministria e Planifikimit dhe Mjedisit sepse ata vet kanë paqartësi shumë të mëdha në interpretim të ligjit dhe udhëzimeve administrative” ka pohuar Aliu.

Ky spital i ri për qytetin e Ferizajt është bërë me kërkesën e po këtij institucioni që ky objekt të ndërtohet në territorin afër me ish tregun e kafshëve. Në parcelën e re thuhet se ka hapësirë më shumë dhe se duhet modifikuar elementet e ndërtimit, siç transmeton Televizioni Liria.

Artikulli paraprakFoto mahnitëse të foshnjeve gjatë konceptimit
Artikulli i rradhës Emina Cunmulaj tregon për dhimbjet e paslindjes, nënat bashkëndjejnë me modelen

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.