Vajza e Ermalit dhe Amit, Sia, ka mbushur tre muaj dhe kjo është parë si një arsye për festë në familjen Mamaqi.
Ata madje i kanë bërë edhe tortë vogëlushes që së fundmi i është shtuar familjes.
Torta e parë, në nuancë rozë dhe mini arushë në të është postuar vetëm pak minuta më parë në Instastory-n e mami Amit, ndërkohë që me shumë mundësi të tjera surpriza dhe dhurata janë menduar për pjesëtaren më të vogël të familjes.