Fibroza Cistike (CF) është një çrregullim gjenetik që prek afërsisht 35 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara.Si rezultat i CF, në mushkëri dhe sistemin tretës mblidhet mukusi ngjitës.
Ndërkohë që, fibroza cistike prek mushkëritë, kjo padyshim se ka krijuar shqetësim tek njerëzit me përhapjen e Covid-19 shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) deklaron se mund të ketë një rrezik që shkakton Covid-19 tek pacientët me fibrozë cistike.
Mirëpo, për shkak të numrit të ulët të personave me CF, të infektuar me Covid-19, është e vështirë të përcaktohet ndikimi i virusit në këtë kategori.Sidoqoftë, egziston bashkëpunimi mes profesionistëve shëndetësor për identifikimin mbi efektin e Covid-19 te personat me CF.
Deri më tani, rezultatet nga ky bashkëpunim janë inkurajuese.Sipas studimit të botuar në Journal of Cystic Fibrosis, rezultatet e studimit tregojnë se një numër i vogël i personave me CF të infektuar me Covid-19 nuk kanë përjetuar simptoma të rënda, aq sa pritej.

Megjithatë, pavarësisht nga rezultatet inkurajuese, fazat dhe simptomat e CF ndryshojnë shumë nga shëndeti i mushkërive deri te sëmundja e rëndë kronike e rrugëve të frymëmarrjes.
Fibroza cistike (CF) është një çrregullim që prek njerëzit në forma të ndryshme dhe simptomat ndryshojnë në secilën fazë.Prandaj, rekomandohet që të flisni me mjekun tuaj për t’u konsultuar mbi masat që duhet të merrni për të qëndruar të sigurt gjatë pandemisë./GazetaShneta/


