Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fillon Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi, 26 mjekë turq do të kryejnë operacione në QKUK

Lajme 17/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ka filluar Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019, e cila organizohet për të gjashtin vjet me radhë. Në kudër të kësaj jave, 26 profesionistë shëndetësorë nga Turqia, në bashkëpunim edhe me mjekët nga QKUK, do të kryejnë operacione të ndërlikuara dhe do të mbajnë ligjërata në kuadër të edukimit profesional të stafit në klinika të ndryshme.

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, deklaroi se kjo javë organizohet në kuadër të përpjekjeve për të rritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore, por edhe për të ndikuar në edukim profesional të stafit.

Ismaili falënderoi shtetin turk dhe Ambasadën e Turqisë në Kosovë, të cilët kanë ndihmuar në organizimin e kësaj jave, duke shtuar se në dekadat e fundit Turqia ka bërë reforma tejet të mëdha në shëndetësi, andaj kjo do të ndihmojë që reformat të jenë të prekshme edhe në Kosovë, duke ndikuar direkt në përfitimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe edukimin e stafit.

“26 persona të ndryshëm, profesionistët të ndryshëm nga Turqia do shpërndahen në klinika të ndryshme dhe për 1 javë dhe me profesionistë të Kosovës do të shkëmbejnë përvojat, ky shkëmbim ka karakteristikë ngritjen e cilësisë së shërbimeve” citohet Ismaili në njoftimin e QKUK-së, transmeton Gazeta Shneta.

Çağrı Sakar, Ambasador i Republikës së Turqisë në Kosovë, tha se Java e shëndetësisë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë do të organizohet nga data 15 deri më 23 qershor, organizim ky që bëhet në kuadër të politikave të jashtme humanitare që ka shteti i Turqisë.

“Në kuadër të politikës së jashtme dhe humanitare për zhvillimin e shëndetësisë, për të ndarë përvojën tonë, ne kemi organizuar në 3 kontinente të ndryshme, ku kemi kryer 25 mijë operacione, me gjithsej 45 javë të shëndetësisë në vendet e ndryshme”, tha ai.

Ambasadori rikujtoi se vitin e kaluar, në kudër të javës së shëndetësisë Kosovë- Turqi, ishin kryer 396 operacione, 1329 trajtime dhe 1256 punëtorë shëndetësorë kishin ndjekur trajnime.

Dr. Basri Sejdiu, drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, u shpreh i kënaqur me organizimin e bashkëpunimit me mjekët nga Turqia, duke shtuar se në këtë rast më së shumti përfitojnë pacientët që do të marrin shërbime shëndetësore, por edhe në edukimin e stafit shëndetësor.

“Pacientët do përfitojnë më së shumti, sepse ata do të marrin shërbime, krahas mjeteve dhe pajisjeve që na kanë sjellë, poashtu edhe edukimi i stafit përmes shkëmbimit të përvojave. Ky mision është vazhdimësi e bashkëpunimit që ka kontribuar mjaft në shëndetësinë kosovare”përfundoi drejtori Sejdiu.

Në anën tjetër, Arif Çetin, drejtor i Drejtorisë për Çështje Ndërkombëtare dhe BE-së, në Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, tha se Turqia ka marrëveshje për përkrahje të shëndetësisë së Kosovës nga viti 2009.

“Në kuadër të saj, po organizohet kjo javë, por edhe bëhet i mundur trajtimi falas i 100 pacientëve nga Kosova në Turqi, poashtu janë bërë marrëveshje për trajnime të stafit mjekësor”, theksoi Çetin.

Ekipi mjekësor nga Turqia ka në përbërje; urologë, gjinekologë, oftalmologë, kirurgë pediatrikë, ortopedë me traumatologë, kardiologë të fëmijëve dhe rriturve, kardiokirurgë për fëmijë dhe të rritur, specialistë të sëmundjeve infektive, radiologë, specialistë të shëndetit dhe sëmundjeve të fëmijëve dhe sëmundjeve të brendshme.

Përfaqësues të mjekëve nga Turqia, thanë se në Kosovë do të praktikojnë pjesët më modern të mjekësisë, me pajisje dhe mjete që janë më të zhvilluarat në spitalet e Turqisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFati i mirë dhe kujdesi i sigurtë për shëndetin e foshnjës në barkun e nënës
Artikulli i rradhës Princi Harry publikon fotografinë e parë të foshnjes për Ditën e Babait

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.