Kur Dita e Babait festohet për herë të parë nga një baba i ri është një moment për t’u mbajtur në mend, dhe Duka i Sussex nuk bën asnjë përjashtim.
Princi Harry dhe Dukesha Markle kanë publikuar një foto të foshnjes së tyre të sapolindur për hir të ditës ndërkombëtarë të baballarëve, transmeton GazetaShneta.
Ka kaluar vetëm një muaj kur bebi Archie ka ardhur në jetë dhe tashmë tërë bota ka mundësi që të shoh pak nga fytyra e tij e vogël, përcjellë Mother.ly.
Në këtë postim të ëmbël, Archie shihet duke e mbajtur fort gishtin e të atit dhe duke shikuar me ngulm në lentet e aparatit; ky shikim e bën fotografinë edhe më unike.
Kujtojmë se në javën e parë kur çifti mbretëror janë bërë prindër, ishin shprehur të lumtur dhe që Princi Harry ishte deklaruar tejet i ngazëllyer për rolin e ri si baba i një çuni të shëndetshëm./GazetaShneta/
View this post on Instagram