Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fillon në QKUK trajtimi me stimulim të nervit vagus për pacientët me epilepsi

Lajme 11/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në QKUK ka nisur për herë të parë aplikimi i metodës moderne për trajtimin e epilepsisë së rëndë – stimulimi i nervit vagus (VNS).

Ky trajtim u bë i mundur falë përgatitjeve disa vjeçare të Klinikës së Neurologjisë dhe bashkëpunimit me Klinikën e Neurokirurgjisë, si dhe me ndihmën e neurokirurgut italian, dr. Leonardo Fiori.

Kështu bëri të ditur Shoqata e Neurologjisë e Kosovës, ku tutje njoftoi se me 2 dhe 3 qershor, janë operuar tre pacientët e parë me epilepsi farmakorezistente, të cilët nuk kanë pasur përmirësim nga barnat antiepileptike, shkruan Gazeta Shneta.

Ndërhyrja u krye në sallën e kirurgjisë në QKUK, me asistimin e neurokirurgëve vendorë dhe mbikëqyrjen e ekipit të anestezionit dhe neurologjisë.

Metoda VNS përfshin vendosjen e një pajisjeje të vogël që stimulon nervin vagus dhe ndihmon në kontrollimin e krizave epileptike.

Ky shërbim i ri pritet të jetë një ndihmesë e madhe për pacientët që më parë detyroheshin të kërkonin trajtim jashtë vendit, me kosto të lartë.

Ky trajtim tashmë do të ofrohet brenda SHSKUK për pacientët e përzgjedhur me këtë formë të epilepsisë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakUnioni Humanitar Shqiptar në Graz reagon për tragjedinë në shkollën BORG: Dhimbje e madhe për familjen Bajrami
Artikulli i rradhës Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 30-të

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.