Ka nisur renovimi i objektit të Ambulancës së Mjekësisë Familjare (AMF) në Koliq.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili publikoi fotografi nga punimet që kanë nisur në objekt, përcjell Gazeta Shneta.
Sipas pamjeve të publikuara, renovimi përfshin ndërhyrje në hapësirat e brendshme, duke përfshirë prishjen e mureve, riorganizimin e ambienteve dhe përgatitjet për instalime të reja.

“Ka filluar renovimi i Ambulancës së Mjekësisë Familjare (AMF) në Koliq”, ka njoftuar kryetari Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
Nuk është bërë e ditur ende kostoja e projektit dhe afati i përfundimit të punimeve. /Gazeta Shneta/



