Finlanda ka pezulluar përkohësisht vaksinën anti covid nga AstraZeneca.
Lajmin për CNN e ka bërë të ditur zëdhënësi i Institutit Finlandez për Shëndetësi dhe Mirëqenie, transmeton GazetaShneta.
Sipas zëdhënësit, administrimi i vaksinës nga AstraZeneca/Universiteti i Oksfordit do të ndërpritet deri në një përfundim zyrtar të rastit.
Pas një sërë pezullimesh në Evropë, disa vende kanë njoftuar se së shpejti do të rifillojnë administrimin e vaksinës nga AstraZeneca, në momentin që Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) jep dritën e gjelbër./GazetaShneta/