Vendimi për të krijuar familje nuk është gjithmonë i lehtë. Nganjëherë duket i vështirë vendimi për shkak të ndjenjës se kur nuk mund t’i plotësojmë kushtet të cilat para nesh i paraqesin rrethanat e botës së sotme, që nga ne pret çdo herë e më tepër para se të ndërmarrim rolin e nënës. Për shkak të kësaj, shumë shpesh e prolongojmë vendimin me vite, duke tejkaluar kornizën e kohës optimale biologjike për të mbetur shtatzënë. Shpejt i afrohemi të tridhjetave kur të vendosim se duam fëmijë, dhe jemi të gatshëm që për edukimin e tij të marrim një përgjegjësi të caktuar.
Jetojmë në botën ku rrethi nga ne pret shkollim – shkolla e mesme, fakulteti, magjistratura, doktorata… Nëse është e mundur arsimimin e vazhdojmë me përfundimin e kurseve të ndryshme, me qëllim që të mos jemi më pak të arsimuar për tregun e punës. Kur të vijmë në tregun e punës, luftojmë për punë dhe nëse kemi fat punësohemi. Kryesisht në kompaninë që na ofron punësimin, na ofrohen të ardhura të ulëta, shumë punë dhe ngarkohemi me punë me të cilat më herët nuk jemi ballafaquar.
Për më shumë lidhur me testin NIFTY klikoni KËTU.
Në të njëjtën kohë, shoqërohemi dhe kërkojmë personin e preferuar. Mbrëmjet i kalojmë duke u relaksuar me një gotë verë në tarracë, ballkon apo në ulëset e parkut. Kërkojmë partnerin, duke pasur standarde të larta. Më në fund e gjejmë personin e duhur, vendosim që me të ia vlen të ndërtohet e ardhmja. E ardhmja që duhet të jetë e bukur. Dëshirojmë të kemi apartament apo shtëpi – më së miri tonën. Marrin kredi që rrit më shumë përgjegjësinë, më shumë punë dhe pritje. Ndërkohë i lejojmë vetes pushim me qëllim të mos sforcohemi: Kjo është jeta. Përvoja, njohuritë, udhëtimet…Çmenduria nga ditë në ditë, nga java në javë dhe nga viti në vit. Dhe pastaj gjejmë veten në të tridhjetat. Mendohemi dhe vijmë deri te nevojat e brendshme: dua të eci përpara. Dua familje dhe fëmijë. Kryesisht dëgjojmë diku se si ora biologjike po rrah.
Çiftet për shtatzëni vendosin çdo herë e më vonë duke mos pasur në mendje se mosha e gruas është një prej faktorëve kyç që ndikon në mundësinë e shtatzënisë. Në fakt mosha e nënës ka ndikim të madh në shëndetin e foshnjës.
Mosha dhe pjelloria
Çifti mesatar dëshiron të fillojë shtatzëninë rreth pesë muajve. Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thonë se sot pothuajse çdo i gjashti çift në kohën e reproduksionit, ka vështirësi në pjellori.
Për problemet e pjellorisë, përkatësisht mos-pjellorisë flasim nëse në një vit gjatë marrëdhënieve të rregullta seksuale nuk vie deri të shtatzënia. Vështirësitë me pjellorinë gjithashtu janë të lidhura me faktin që sot për fëmijët vendosim në moshën e shtyrë. Fekondimi in-vitro është shumë më i suksesshëm tek gratë në të tridhjetat, ku me sukses mbesin shtatzënë më tepër se 40% të çifteve, ndërsa pas të 40-ve suksesi bie në 10%.
Për më shumë lidhur me testin NIFTY klikoni KËTU.
Nëse gratë në vitet e tridhjeta dëshirojnë të mbesin shtatzënë mesatarisht gjashtë muaj në periudhën prej dhjetë viteve (kur hynë në të dyzetat) tentojnë katër herë më gjatë: njëzet muaj.
Pjelloria e një gruaje
Stacionet e vezoreve prodhohen në kohën e caktuar: gruaja lind me një rezervë të stacioneve të vezoreve dhe gjatë ciklit menstrual njëra dështon. Në rezervat e stacioneve të vezoreve, ndikimin më të madh e kanë numri i cikleve menstruale të deritanishme, përkatësisht mosha e gruas, përveç kësaj kontrollohet edhe numri i folikulave antrale në vezoren dhe hormone që i quajmë hormone anti-Mullere. Gjatë kontrollit me të cilin gjinekologu i specializuar për mos-pjellori e vlerëson aftësinë e të mbeturit shtatzënë, quhet vlerësimi i rezervës ovariane. Mjeku kontrollon faktorët e lartcekur përmes analizave të gjakut dhe ultrazërit.
Pjelloria zvogëlohet, rreziqet për zhvillim të shëndetshëm të foshnjës rriten
Në të gjithë këtë se si pjelloria me kalimin e kohës bie, mundësia e zhvillimit të anomalive të ndryshme të frytit, rriten. Sindroma Down, gabimi më i shpeshtë gjenetik është ngushtë i lidhur me moshën e nënës. Rreziku për sëmundjen që e quajmë trisomia 21 për moshën e nënës, rritet dukshëm pas të tridhjetave. Një nga 1300 fëmijët tek gratë që mbesin shtatzënë të moshave 25-vjeçare, kanë Sindromën Down. Si 35-vjeçare numri rritet nga një në 365 të lindur, tek gratë e moshës 45-vjeçare ky gabim kromozomal ndodh në çdo të tridhjetën shtatzëni.
Rreziku ndaj Sindromës Down tek fëmijët e gjallë të lindur (%):
Testi Nifty u rekomandohet të gjitha shtatzënave, në veçanti grupeve të grave më të moshuara shtatzëna
Testi Nifty është test prenatal joinvaziv për zbulimin e rrezikut për zhvillimin e Sindromës Down dhe parregullsive tjera të caktuara (për shëndetin e foshnjës) parregullsi të ndryshme kromozomale tek fryti. Shtatzënat mund ta bëjnë testin me përfundimin e javës së 10-të të shtatzënisë. Testimi është plotësisht i sigurt për të dhe frytin, analiza bazohet në ndarjen dhe analizën e fragmenteve të lira të ADN-së së frytit nga gjaku i shtatzënës. Nevojitet një mostër e vogël e gjakut të nënës. Në mes të 6-8 ditëve të punës nga marrja e mostrës së gjakut, rezultatet janë të gatshme. Rezultatet janë shumë të sakta dhe të besueshme – për trisomitë më të shpeshta madje deri në 99%.
Për më shumë lidhur me testin NIFTY klikoni KËTU.