Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fizioterapeutët i kërkojnë Avokatit të Popullit që ta çon në Kushtetuese Ligjin e Pagave

Lajme 02/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës i ka dorëzuar sot një kërkesë Avokatit të Popullit që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e ri për Pagat.

Sipas OFK-së, ky ligj është diskriminues dhe nënçmues për profesionin e fizioterapisë, transmeton Gazeta Shneta.

“Andaj, kërkojmë nga Institucioni i Avokatit të Popullit adresimin e kërkesës sonë në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që të eliminohet pabarazia dhe diskriminimi i profesionit të fizioterapisë (ulja e pagave të fizioterapeutëve)”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Oda e Fizioterapeutëve dorëzon kërkesë te Avokati i Popullit për ta dërguar Ligjin e Pagave në Gjykatën Kushtetuese

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK), në kuadër të përgjegjësive për mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave profesionale të fizioterapeutëve, ashtu si promovimin dhe mbrojtjen e veprimtarisë së profesionistëve shëndetësorë në institucionet publike dhe private, ka shqyrtuar dhe përfaqësuar kërkesat e anëtarëve në lidhje me Ligjin për Paga që nga faza e hartimit e deri në fazën e miratimit të tij. Fatkeqësisht, vërejtjet dhe komentet e dërguara nga Oda që kishin për qëllim respektimin e të drejtave të profesionistëve dhe profesionit të fizioterapisë, nuk u morën parasysh.

Si rezultat, me vendim të Këshillit Drejtues të OFTK-së, përkitazi me ankesat mbi çështjen e trajtimit të profesionit të fizioterapisë dhe fizioterapeutit si bartës i këtij profesioni, lidhur me Ligjin 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës sot më datë 02.02.2023, ka parashtruar në Institucionin e Avokatit të Popullit kërkesën për inicimin e procedurës së vlerësimit të kushtetutshmërisë së Ligjit në Gjykatën Kushtetuese.

Ky Ligj është diskriminues, nënçmues për profesionin e fizioterapisë dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Shëndetësi dhe Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë.

Andaj, kërkojmë nga Institucioni i Avokatit të Popullit adresimin e kërkesës sonë në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që të eliminohet pabarazia dhe diskriminimi i profesionit të fizioterapisë (ulja e pagave të fizioterapeutëve).

Ashtu siç ju kemi premtuar, OFTK nuk do të ndaloj së angazhuari në betejen e saj ligjore për të mbrojtjen e interesave, vlerave dhe të drejtave të profesionistëve dhe profesionit të fizioterapisë.

Kërkesën për inicimin e procedurës së vlerësimit të kushtetueshmërisë Ligji Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, drejtuar Institucionit të Avokatit të Popullit, nëpërmjet avokatit të autorizuar mund ta gjeni në ëeb faqen e OFTK-së.

Me respekt,

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës – OFTK

Artikulli paraprakMinistri Vitia dakordohet për përfundimin e Spitalit Regjional të Ferizajt dhe QKMF-së së re
Artikulli i rradhës OIK kërkon nga Qeveria që të mos i ndal pagesat për shujta dhe kujdestari

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.