Viktima më e re në sulmin me bombë në Manchester Arena, 8-vjeçarja, Saffie Roussos, mbeti e plagosur rëndë në sulmin me bombë të dy ditëve më parë.
Njëri prej të pranishmëve ishte munduar ta shpëtonte, por tentativa ishte e kotë pasi Saffie ishte lënduar rëndë.
Ai ka rrëfyer për mediet se fjalët e fundit të 8 vjeçares ishin “Mami…”.
Duke folur përmes lotëve, Reid nga Dalaston, West Midlands, tha për “The Sun”: “Ajo ishte një vajzë e vogël e cila po vdiste dhe në ato momente ajo vetëm kërkonte nënën e saj. Kjo gjë ka qenë shkatërruese për mua”.
Kujtojmë se nëna e Saffie është rëndë në spital duke luftuar për jetën, pasi edhe ajo mbeti e lënduar rëndë gjatë sulmit kamikaz. Ajo nuk di ende asgjë se vajza e saj e vogël, Saffie ka ndërruar jetë… /albeu.com/